Rama: Prokuroria duhet të nis çështje penale ndaj anëtarëve të Komitetit të Sigurisë së Aviacionit – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama: Prokuroria duhet të nis çështje penale ndaj anëtarëve të Komitetit të Sigurisë së Aviacionit

19:54 | 10/04/2019
në Shqiperi
0

Ish deputeti i LSI-së, Luan Rama shprehet se Prokuroria e Përgjithshme duhej të kishte nisur çështje penale ndaj të gjithë anëtarëve të Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil.

Rama tha se prokuroria duhet të sekuestronte të gjitha aktet nënligjore, urdhërat etj që prej Këshillit të Sigurisë Kombëtare e deri tek komisariati i policisë në aeroport.

Postimi i plotë i Luan Ramës:

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Po të kishte Prokurori…

Menjëherë pas sulmit të një grupi të armatusur kriminal në pistën e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, do të duhej të kishte nisur çështja penale edhe ndaj të gjithë anëtarëve të Komitet Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, i cili është i ngarkuar edhe për sigurinë e Aeroportit Nënë Tereza, pa asnjë përjashtim, duke nisur me kryetarin e tij që është Drejtori i Autoritetit Civil dhe nënkryetarin që është Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe me rradhë të gjithë anëtarët e tij; Drejtorin e Doganave, Drejtorin e Kufirit, Komandantin e Forcave Ajrore, Drejtorin e Emergjencave Civile, Drejtorin ANTA-s dhe shumë e shumë zyrtarë të tjerë të lartë.

Qe dje, menjëherë pas ngjarjes, jo që mbrëmë, por që dje, do të duhej të ishin sekuestruar të gjitha aktet nënligjore, urdhërat dhe udhëzimet, manualet dhe instruksionet e shërbimit të të gjitha institucioneve, që prej Këshillit të Sigurisë Kombëtare e deri tek komisariati i policisë në aeroport e me rradhë gjithë praktika e komunikimit mes institucioneve, aktkontrollet, detyrat e lëna e dinamika e ndjekjes së tyre!

Dhe do të duhej që po prej dje, jo prej mbrëmë, po prej dje në drekë menjëherë pas ngjarjes, të ishin ndaluar të gjithë drejtuesit e institucioneve përgjegjëse anëtarë të Komitetit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit Civil, pa pritur që Presidenti i Republikës t’i ofronte sot zyrtarisht prokurorisë praktikën e mbledhjeve të Këshillit të Sigurisë Kombëtare!

Të gjitha këto do të duhej të ishin bërë që dje në drekë, menjëherë pas sulmit të armatosur të një bande kriminelësh në pistën e aeroportit të Tiranës, po të kishte Prokurori!

Nëse do të kishte Prokurori!

… dhe nëse do të kishte qeveri…

Qeveria duhej të ishte mbledhur dje menjëherë pas ngjarjes së rëndë në një mbledhje të jashtzakonshme dhe të analizonte në detaje veprimet dhe mosveprimet e saj e të të gjitha institucioneve të varësisë!

Të analizonte çdo detaj e në shenjë përgjegjësie e reflektimi të jepte dorëheqjen!

Jo vetëm Kryeministri, por e gjithë qeveria të jepte dorëheqjen!

Sepse kështu do të vepronte çdo qeveri e çdo kryeministër në çdo vend demokratike!

Sepse është sfiduar, është mundur e turpëruar në sektorin ku do të duhej që siguria të ishte garantuar në cilësinë më të lartë, siç e kërkojnë standardet e sigurisë së lartë të vendeve anëtare të NATO-s.

Mirëpo në Shqipëri nuk ka qeveri; ka banda që grabisin në aeroport, por ka edhe banda që përfaqësohen në qeveri!

Etiketa: Ish-deputeti i LSIKomitetit Kombëtar të Sigurisë së Aviacionit CivilLuan RamaPoliciaprokuroria e pergjithshme

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Veliu: Që sot siguria e aeroportit do të merret përsipër nga Komisariati i Policisë së Rinasit

Veliu: Që sot siguria e aeroportit do të merret përsipër nga Komisariati i Policisë së Rinasit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com