\Më tej, Berisha u shpreh se kushtet për Shqipërinë po shtohen, ashtu sikur edhe numri i shteteve që po sipas tij nuk po e votojnë raportin e IBAR-it.
“Janë organizuar në Bruksel një seri takimesh të mbajtura të fshehta ndaj opozitës, qytetarëve. Në të gjitha, pa përjashtim. Në këto takime nuk është arritur ujdia apo konsensusi që të kalojë raporti IBAR, i ndërmjetëm i vlerësimit. Nuk thuhen këto, mbahen sekret pavarësisht se ka të bëjë direkt me qytetarët.
Nuk u thuhet se në 6 mbledhje, kërkesat ndaj Shqipërisë kanë ardhur në rritje dhe nuk është rënë dakord të votohet. Shqiptarëve u fshihet nga qeveria dhe lobistët e saj të korruptuar fakti se vendet anëtare kundërshtuese të votimit të raportit erdhën duke u shtuar. Shqiptarëve u fshihet fakti që presidenca ndryshoi raportin dhe kërkesat.
U ndryshua raporti, këto u fshihen nga Rama dhe lobistët e tij, shqiptarëve u fshihet fakti që sot në kalendar ishte parashikuar konferenca ndërqeveritare e cila nuk u mbajt. Preokupimi i lobistëve të korruptuar nuk është. Shqiptarët nuk i dinë këto, sepse do të sulmonin Ramën.
U bëj thirrje vendeve anëtare të BE-së, KE-së, të marrin çdo masë që procesi i integrimit të jetë transparent për shqiptarët. Ne do të insistojmë dhe zërin tonë. KE të vendosë si kusht bashkëpunimin e Shqipërisë dhe Prokurorinë Publike Evropiane për transparencë të parave të BE-së në Shqipëri. Dy ditë më parë është bërë mbledhja tjetër. Janë shtuar ndjeshëm kërkesat për Shqipërinë, shqiptarët s’dinë asgjë”, u shpreh ai.








