Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan u largua pak minuta më parë nga Tirana, pas një dite të gjatë e me agjendë të ngjeshur në vendin tonë.
Bëhet me dije se, Kryeministri Edi Rama e përcolli Erdoganin deri në aeroportin “Nënë Tereza”, nga ku e ka takuar miqësisht, sipas traditës sonë. Pasi Presidenti turk u përshëndet me ministrat e kabinetit shqiptar, Rama ishte i fundit që e takoi, duke e përqafuar. Madje, nuk harroi porosinë për Erdogan, që ai të përshëndeste nga ana e kryeministrit shqiptar, gruan dhe familjen.
“Të fala zonjës dhe familjes”, i tha Rama, dhe më pas Erdogan u largua, pas vizitës gati 11 orëshe.