Rama për shqiptarët e mbetur jashtë: Mbusheni armën përditë me durim – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama për shqiptarët e mbetur jashtë: Mbusheni armën përditë me durim

12:50 | 27/03/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama ka folur sot për shqiptarët e mbetur jashtë Shqipërisë pas mbylljes së aeroporteve dhe udhëtimeve ajrore për shkak të koronavirusit.

Në një komunikim në mesditë, Rama i bën thirrje të bëjnë durim dhe tha se po bëhet copash për të mos lënë asnjë vetëm, ku premtoi se nuk do lërë gur pa lëvizur për t’i kthyer shqiptarët.

Deklarata e plotë e Ramës

Read more

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Përshëndetje! Ky mesazh është për bashkëqytetarët tanë që kanë ngecur prej ditësh e javësh tashmë në pika të ndryshme të kontinentit pas mbylljes së kufijve nga lufta. Kam marrë jo pak mesazhe nga studentë, prindër, familjarë të ndarë nga kufiri i mbyllur dhe me Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme dhe me ambasadat tonë kemi punuar realisht ditë e natë duke kontaktuar dhe duke listuar. Kemi zgjidhur disa raste sipas mundësive shumë të kufizuara që kemi pasur por e dimë shumë mirë, jemi të vetëdijshëm për çfarë stresi dhe peripecish rriten përditë për njerëzit tanë që kanë mbetur rrugëve të Europës.

Grupi më i madh është në Itali 650 persona, në Britaninë e Madhe 114 persona, në Kroaci 241 persona, në Zvicër 77, në Greqi 45, në Gjermani 35, në  Francë 37, në Suedi 21, në Austri 19 dhe pastaj në një sërë vendesh të tjera ka nga 1, 2 deri në 10 a 12 persona. Ju nuk keni nevojë për shpjegime të kësaj situate të jashtëzakonshme sepse situata dihet nga i madh dhe i vogël. Ashtu sikundër e di fort mirë që fjala durim nuk është fjala më e mirëpritur për dikë që gdhihet dhe ngryset me një hall si ky për ditë e ditë e ditë të tëra, por durimi është një armë që duhet ta mbushim përditë me energjinë e rezistencës në këtë luftë botërore. Dua t’ju siguroj se unë dhe ne të gjithë po bëhemi copash, 14 copash përditë e përnatë që të mos lëmë asnjë prej jush vetëm. Që nga familjet e individët që kanë nevojë për ndihma imediate ushqimore, shëndetësore, lëvizje em e radhë dhe deri tek ata që nuk kthehen dot në shtëpi se kanë ngecur në vende të ndryshme të kontinentit. Shumë prej tyre kërkojnë vetëm të vijnë një orë e më parë në shtëpi dhe kanë shprehur gatishmërinë të paguajnë udhëtimin. I falënderoj për këtë sepse shoh ndërkohë plot të tjerë që rrinë mbyllur por e vrasin kohën brenda mureve duke bërë lloj-lloj komentesh të palëvdueshme nëpër rrjetet sociale me qarje për popullin me demek që po vdes për bukë, për ndihmat që po vidhen, me kërkesa absurde deri për të mos paguar drita apo me tallje e fyerje për njerëzit në uniformë apo punonjësit socialë që po sakrifikojnë duke shkuar derë më derë për të shpërndarë ndihma. Këto janë të turpshme në një kohë kaq të vështirë kur duhet durim, mirëkuptim, inkurajim dhe unitet kombëtar. Ne nuk kemi një shkop magjik, nuk jemi as një shtëpi e pasur në një lagje të varfër siç është Ballkani edhe pse me thënë të drejtën as në shtëpitë më të pasura të kontinentit nuk është se po shoh të bëhet ndonjë mrekulli e veçantë për njerëzit e kapur në këtë zinxhir hallesh befasisht. Unë nuk do lë gur pa luajtur dhe gjë pa bërë për t’iu ardhur në ndihmë të gjithëve, kjo është detyra ime dhe kjo është qeveria ime.

Por dreqi e mori, futeni mirë në kokë se jemi në luftë dhe secili duhet të shtrëngohet. Qeveria mbahet me kontribute, kontribute nga gjithsecili, sipas asaj që i takon. Pagesa detyrimesh e taksash e jo me dëshira dhe me dokrra në rrjetet sociale. Psh. ne falëm kamatëvonesat, i falëm se jemi në luftë përndryshe kurrën e kurrës unë nuk e pranoja logjikën e faljes së tyre, por ama, kjo e dobëson OSHEE-në nuk e forcon. E nëse këtë goditje mund ta mbajë për të lehtësuar gjithë njerëzit, mospagesa e rrëzon përtokë sistemin tonë elektro-energjetik duke krijuar një efekt shkatërrues zinxhir në arkën e shtetit. Kjo do të na e bënte të pamundur jo fitoren por edhe mbarimin e kësaj lufte pa përfunduar të vrasim njëri-tjetrin duke rënë në një gropë të zezë

Etiketa: Kryeministri Edi Ramambyllja e aeroporteveshqiptarët e mbetur jashtë Shqipërisë

Të Lidhura

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

nga 27
15:25 | 01/02/2026
0

Një çift bashkëshortësh, të cilët administrojnë një qendër trajnimi për qen, janë shpallur në kërkim nga Policia e Durrësit, për...

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

nga 27
15:21 | 01/02/2026
0

Torino u rikthye te fitorja në kampionat pas katër humbjeve radhazi, duke mposhtur Lecce-n me rezultatin minimal 1-0 në një...

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

nga 27
14:57 | 01/02/2026
0

Kompania ANK shpk e cila po punon për ndërtimin e segmentit rrugor, pjesë e Korridorit Tetë, ka nisur punimet për...

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

nga 27
13:31 | 01/02/2026
0

Prej më shumë se një muaji, banorët e lagjeve Cfakë, Manalat i Parë dhe Manalat i Dytë në Gjirokastër jetojnë...

Para
Luftoi për të shpëtuar jetë njerëzish nga koronavirusi, humb jetën mjeku italian

Një tjetër rast me koronavirus në Durrës, 74-vjeçari ishte kthyer nga Italia

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –

15:25 | 01/02/2026
Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

15:21 | 01/02/2026
Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –

14:57 | 01/02/2026
Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –

13:31 | 01/02/2026
Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –

12:43 | 01/02/2026

Më Të Lexuarat

  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –
  • Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –
  • Bllokimi në Librazhd-Qafë Thanë/ Fadromat e “ANK” të Agim Kolës përkeqësojnë situatën, Juglindja e paralizuar –
  • Shembja e Rrugës në Gjirokastër, banorët e tri lagjeve të izoluar prej një muaji –
  • Rruga Librazhd–Qafë Thanë e bllokuar nga shembja, pacientja kalon lumin me barrelë –
  • (VIDEO) Kristjan Asllani merr karton të kuq pas 6 minutash lojë me Besiktasin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • ‘Na mashtruan dhe na morën qentë’- Shpallen në kërkim një çift bashkëshortësh në Durrës, administratorë të qendre trajnimi kafshësh –
  • Pas katër humbjeve, Torino mund me një gol skuadrën e Ylber Ramadanit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com