Kryeministri Edi Rama i kërkon Partisë Demokratike që të shkruajë si të dojë reformën në drejtësi dhe mazhoranca do ta miratojë me kusht që të marrë miratimin e Shteteve të Bashkuara dhe të Bashkimit Evropian.
Reagimi i Ramës vjen në Facebook, ndërkohë që kanë mbetur edhe pak ditë nga afati përfundimtar për miratimin e kësaj reforme që është 21 korriku.
Rama: Një propozim i ri për PD; Shkruajeni vete si te doni reformën, merrni miratimin e SHBA/BE dhe në do ta miratojmë pa lëvizur asnjë presje!