Rama paralajmëron fushatë në fshatra: Njerëzit s’hanë shifra, s’e mbushin tavolinën e bukës me statistika – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama paralajmëron fushatë në fshatra: Njerëzit s’hanë shifra, s’e mbushin tavolinën e bukës me statistika

12:30 | 28/04/2018
në Shqiperi
0

Gjatë fjalës së tij në Asamblenë Parlamentare të PS, kreyesocialisti Rama njoftoi të vetët se do të nisë fushata fshat më fshat.

Rama tha se nuk bëhet fjalë për vota për aq kohë sa nuk ka një kundërshtar, por foli për “fitore zemrash”.

 “Duke filluar nga java e parë e majit, të gjithë ne do të bëjmë fushatën tonë njësoj si fushatë zgjedhore, me të njëjtin intensitet, thellësi penetrimi në territor dhe me të njëjtin vullnet. Nuk do fitojmë vota, se nuk kemi kundërshtarë përpara dhe nuk do ketë zgjedhje në fund të qershorit, po do fitojmë çdo mendje e zemër që hapet për ta dëgjuar. Dhe duhet të hapim çdo mendje që është e mbyllur për ta dëgjuar. Nëse shohim sot sondazhet, nuk kemi nevojë të bëjmë asgjë, mjafton të jemi gjallë dhe fitojmë zgjedhjet. Po qëllimi ynë nuk është ky, nuk e kemi marrë gjithë këtë përsipër të mundim Lulin, se do ishte njësoj si Real Madridi të ekzistonte për të mundur Vaqarrin. Të hyjmë në fushatë të mirëfilltë me angazhimin maksimal të të gjitha forcave tona që nga niveli i kryesisë së partisë, qeverisë, Asamblesë Kombëtare dhe të gjitha niveleve të dyta të organizimit për të shkuar qark më qark, bashki më bashki dhe fshat më fshat për të folur me njerëzit, jo për çka kemi bërë, po për çka njerëzit presin prej nesh sot dhe për të dëgjuar me shumë vëmendje që të kuptojmë atë që është më e rëndësishmja në këto kushte, kur opozita nuk vjen në Parlament për të sjellë zërin e njerëzve”, tha Rama.

Njerëzit nuk hanë shifra, nuk e mbushin tavolinën e bukës me statistika, nuk i veshin fëmijët me suksese, tha Rama duke i mvshuar idesë se duhet që të qëndrojnë pranë njervzve.

“Ne nuk jetojmë në një guackë të shkëputur nga realiteti dhe jemi të kërcënuar seriozisht nga rreziku që të perceptohemi të tillë nga njerëzit. Njerëzit nuk hanë shifra, nuk e mbushin tavolinën e bukës me statistika, nuk i veshin fëmijët me suksese, dhe në fund të muajit njerëzit nuk llogarisin shifrat, statistikat dhe rezultatet tona po shikojnë ekonominë e tyre familjare. Kjo do të thotë që është shumë e rëndësishme për ne që të jemi shumë më pranë se sa kemi arritur të jemi deri më sot me njerëzit që me gjithë procesin e qeverisjes ne të jemi mishërimi i ambicieve, shpresave dhe dhimbjeve të tyre. Nuk është e thjeshtë, por e domosdoshme”, tha ai.

Për Ramën, Shqipëria sot nuk ka opozitë, pasi nuk sfidon me intelekt, por me forcë. “Ne jetojmë sot në një situatë të ndërlikuar në shumë aspekte dhe kemi detyrën të qeverisim pa opozitë. Nuk kemi opozitë. Ajo që kemi është një gërdi individësh dhe grupesh të çoroditura që në pamje të parë duket sikur e bën më të lehtë punën tonë, po në thelb e bën shumë më të vështirë punën tonë. Sepse një opozitë që nuk të sfidon në intelekt, po fizikisht është një hata e madhe përsa i përket nevojës që ka çdo qeveri në botë që të jetë e sfiduar në intelekt, një opozitë që nuk shkon në parlament si në një kuvend po si në një tapet mundje, është një hata e madhe sepse ndërkohë që ne jemi zgjedhur për të çuar para alternativa, gjendemi në kushtet kur duhet të shtrihemi në një sport që nuk ka lidhje as me politikën po as me sportet e njohura nga federatat ndërkombëtare. Një opozitë që ka vizion të vetin shpifjen dhe program sharjen, është një opozitë shumë e rrezikshme për ne, jo për rezultatet e zgjedhjeve, por për fuqinë tonë për tu motivuar dhe për të bërë më të mirën”, vijoi ai.

Read more

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Etiketa: fshatfushateshifrastatistika

Të Lidhura

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

nga 27 ok
16:24 | 28/05/2025
0

Zhvillohet ceremonia e nisjes së fazës së dytë të projektit “Në ndihmë të fëmijëve jetimë të Republikës së Shqipërisë” në...

Para
Tusk: Ballkani, nga një film horror në fitues të çmimit Oscar me fund të lumtur

Tusk: Ballkani, nga një film horror në fitues të çmimit Oscar me fund të lumtur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com