• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama pa Kosovën, askush e asgjë në Beograd

10:36 | 15/10/2016
në Opinion
0

Nga Albinot Maloku

Dy vite më parë përpara se të nisej nga Tirana për në Beograd, vizita e Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, Edi Rama u bë dilema e kohës. Udhëtimi i fundit i një drejtuesi të lartë të shtetit shqiptar, para kryeministrit Rama, nga Tirana drejt Beogradit kishte ndodhur me 1946, dhe atë nga ish-diktatori Enver Hoxha. Kjo datë iu përplasë hundëve homologut shqiptar të Aleksandër Vuçiçit nga kundërshtuesit e kësaj vizite, për t’ia rikujtuar atij se nuk ka çfarë të kërkojë në Serbi.

Lexo edhe

Kiko bëhet avokat i McGonigal

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

2014’ta rrëshqit në historinë, e gjoja, fillimit të ndreqjeve të raporteve shqiptaro-serbe pavarësisht faktit se pas këtij viti e takimit të parë, asgjë e rëndësisë nuk u ndryshua në këto raporte.

Republika e Shqipërisë me Kushtetutë ia ka obliguar vetës kujdesin për shqiptarët që jetojnë edhe jashtë kufinjëve aktual politik e administrativ të saj. Veç vizitës e takimeve në Beograd me 2014, pa “Çelësin e Kryeqytetit” të Serbisë, kryeministri Edi Rama udhëtojë për në kryeqendrën e shqiptarëve brenda Serbisë, në Preshevë. Bisedoj me përfaqësuesit e shqiptarëve atje, mbajti një fjalim me plot pasion dhe premtues, por asgjë nuk ndryshoj. Shqiptarët në Serbi, konkretisht në Luginë të Preshevës ende vazhdojnë të përballën me probleme të iniciuara e të nxitura nga vet shteti ku ata jetojnë. Temat për problemet e shqiptarëve atje u ri-folën disa herë mes homologëve Rama-Vuçiç, mirëpo Serbia ngeli e njëjtë në raport me luginasit.

Kur është fjala për Republikën e Kosovës, edhe pse ajo tani është shtet, pa Shqipërinë çdo gjë do të ishte më e rëndë e shumë më ndryshe. Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë ia obligon kryeministrit Edi Rama, që edhe për shqiptarët e Kosovës sikur për ata në Luginë të Preshevës, në IRJ të Maqedonisë e në Mal të Zi të ketë zë e kujdes, porse tani me Kosovën shtet, e ka më të lehtë. Nisur nga ky fakt, pavarësisht fjalimeve përmbajtjesore që kryeministri Rama mund t’i ketë në Beograd, pa Kosovën dhe duke njohur mendësinë e politikës serbe mund të them se, kryeministri i Shqipërisë në Serbi nuk do të llogaritej as edhe për piktorë e lere më shqiptar e kryeministër.

Pas kthimit në Tiranë nga vizita e parë e kryeministrit Rama në Beograd, ai nga shqiptarët e Kosovës me eufori u konsiderua goxha trim. Titujt e medieve shpërthyen me vlerësime si “Rama ia tha në sy serbit Vuçiç: Kosova e pavarur”. Në atë kohë, me qetësinë më të madhe, këtë të thënë e kisha konsideruar vetëm si rikujtim i fakteve që dora e parë e Qeverisë së Shqipërisë po ia bënë dorës së parë të Qeverisë së Serbisë, gjashtë vite pasi Kosova e kishte shpallur veten shtet sovran e të pavarur, por asgjë më shumë.

Mendimin se kryeministri Edi Rama në Beograd (pa Kosovën), nga Serbia nuk do të llogaritej as edhe për piktorë e lere më shqiptar e kryeministër, e plotësojnë edhe lajmet që rrjedhin në opinionin publik pas çdo takimi të shokëve Edi Rama e Aleksandër Vuçiç. Krye-temë ngelet Kosova, kurse asgjë tjetër nuk merr vëmendje nga ajo çfarë thonë e bëjnë ata. E si në rastin me problemet e shqiptarëve të Luginës së Preshevës, edhe në rastin e temave për dhe rreth Kosovës, Serbia ngeli e njëjta.

Takimi i dytë mes kryeministrave të Shqipërisë e Serbisë ndodhi me 2015, kur Aleksandër Vuçiç nga “Nikolla Teslla” e Beogradit aterojë në “Nënë Tereza” të Tiranës. Pritja ishte në nivelin më të lartë të sigurisë e komoditetit. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë, për asnjë moment nuk u ndje i provokuar, sikur këtë ndjesi e shfaqi kryeministri Aleksandër Vuçiç, në Beograd gjatë takimit të parë. Serbi në Tiranë foli me të njëjtën përmbajtje e ton në lidhje me Kosovën, e askush nuk u ndje i provokuar. Temat e njëjta, rezultatet hiq askund, madje as pas këtij takimi. Raportet Shqipëri-Serbi vazhdojnë të marrin në thua kur paraqitet Kosova. Ato pajtohen në mos-pajtim.

Sivjet ndodhi edhe takimi i tretë, mes të dy protagonistëve të takimeve të përmendura, vetëm se kësaj radhe takimi u realizua në margjinat e një konference të organizuar nga disa organizata jo qeveritare në Serbi. Forumi i Beogradit për Ekselencë Politike shfrytëzoj nga rasti i vullnetit të kryeministrave Rama e Vuçiç për takimin dhe realizoj projektin e konferencës, ku edhe folën nën drejtimin e profesorit të Universitetit të Kolumbias, Misha Glenny, të dy kryeministrat. Biseda mes homologëve u acarua, vetëm kur u fol për dhe rreth Kosovës. Edhe pas dy viteve të takimit në të njëjtin qytet asgjë nuk ndryshoj.

Pas Beogradit, shfaqja u dislokua në Nish, ku Serbia shfaqi interesim, siç ka pasur gjithmonë, e ky interesim është aksesi i saj në portin e Durrësit. Shefi i Qeverisë serbe u uroj mirëseardhje biznesmenëve nga Shqipëria, e u tha se ata mund të investojnë në Serbi, por harroj ta përmend se në po të njëjtin qytet, jo shumë kohë më parë, qytetari serb kishte sulmuar dyqanxhiun pse i kishte shitur një Coca-Cola me mbishkrim në gjuhën shqipe.

Mendimi im në vazhdimësi ka qenë se vizitat e Edi Ramës në Serbi nuk i shkojnë në interes aspak as Shqipërisë e as shqiptarëve. Në aspektin ekonomik, tani për tani Shqipëria nuk as kapacitetet të futet në konkurrencën e ngarkuar nacionaliste brenda tregut serb. Në çdo aspekt, takimet e ekzaltuara mes kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama dhe kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç ishin e janë të pa dobishme.

Të Lidhura

16 “të pathënat” e Ditës së Pavarësisë –

Kiko bëhet avokat i McGonigal

nga 27
15:55 | 29/01/2023
0

Nga Lutfi Dervishi – I tronditur nga zhurma e madhe në SHBA dhe ahengu i papritur në Shqipëri, Kiko vendosi...

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

nga 27
08:06 | 16/01/2023
0

Nga Genc Pollo– Në shtator 2005, një person u arrestua nga Policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit...

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

nga 27
11:32 | 14/01/2023
0

Nga Ola Xama-Unë e kam takuar për herë të parë Arlind Gjokutajn kur ka qënë drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit...

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

nga 27
11:26 | 14/01/2023
0

Nga Ergys Mertiri- Big Brother-i lindi si ide nga romani i George Orwell “1984”, i cili përshkruan një regjim politik...

Para
Krimet e Rënda i refuzojnë kërkesën për ankimim Emiljano Shullazit

“Arrest me burg” për nipin e Emiljano Shullazit dhe shokun

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Lëvizte në lagje me kallashnikov në dorë, arrestohet –

Lëvizte në lagje me kallashnikov në dorë, arrestohet –

16:05 | 30/01/2023
Nami në Elbasan, çdo ditë ka dy divorce –

Nami në Elbasan, çdo ditë ka dy divorce –

15:47 | 30/01/2023
Nuk do ta njohim marrëveshjen për Portin e Durrësit –

Nuk do ta njohim marrëveshjen për Portin e Durrësit –

15:27 | 30/01/2023
EMRAT/Bënin ‘kërdinë’ në vilat e italianëve, pranga 3 ‘skifterëve’

I dënuar për vrasje, deportohet shqiptari nga Italia –

15:25 | 30/01/2023
Manastirliu bën kontrabandë barnash nga Bangladeshi dhe Maqedonia –

Manastirliu bën kontrabandë barnash nga Bangladeshi dhe Maqedonia –

15:19 | 30/01/2023

Më Të Lexuarat

  • Lëvizte në lagje me kallashnikov në dorë, arrestohet –
  • Nami në Elbasan, çdo ditë ka dy divorce –
  • Nuk do ta njohim marrëveshjen për Portin e Durrësit –
  • I dënuar për vrasje, deportohet shqiptari nga Italia –
  • Manastirliu bën kontrabandë barnash nga Bangladeshi dhe Maqedonia –
  • Jemi pro kandidatëve të përbashkët me Berishën –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Lëvizte në lagje me kallashnikov në dorë, arrestohet –
  • Nami në Elbasan, çdo ditë ka dy divorce –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com