Rama nuk humb kohë, takon Bajram Begajn në Kryeministri – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama nuk humb kohë, takon Bajram Begajn në Kryeministri

19:38 | 03/06/2022
në Shqiperi
0

Kryeministri Edi Rama nuk humb kohë. Ai vendosi të takohet me shefin e shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Bajram Begajn, njëkohësisht dhe kandidati për president.

Mësohet se takimi do të zhvillohet në orën 20:30 në Kryeministri.

Por kush është Bajram Begaj?

Read more

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Bajram Begaj vjen nga karriera ushtarake dhe bëhet kështu presidenti i tretë nëse do të zgjidhet në Kuvend, pas ish-president Alfred Moisiut dhe të ndjerit Bujar Nishani.

Gjeneralmajor Bajram Begaj ka lindur më datë 20 mars 1967, në Rrogozhinë. Në vitin 1989, gjeneralmajor Begaj ka përfunduar studimet pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, Dega Mjekësi e Përgjithshme dhe është titulluar oficer aktiv në specialitetin “Mjekësi” në vitin 1998.

Përpara se të merrte detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralmajor prof. asoc. Bajram Begaj, për një periudhë tre vjeçare, ka shërbyer në detyrën e komandantit të Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes.

Gjatë karrierës së tij ushtarake, gjeneralmajor Bajram Begaj ka shërbyer në pozicione të ndryshme drejtuese në Forcat e Armatosura, si: zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”; drejtor i Përgjithshëm i Spitalit Ushtarak Qendror Universitar; drejtor i Inspektoratit Shëndetësor, kryeinspektor dhe këshilltar i Inspektoratit Shëndetësor në Shtabin e Përgjithshëm të FA; shef i Njësisë Mjekësore Ushtarake dhe zëvendësdrejtor i Spitalit Universitar të Traumës, si dhe detyra të tjera në strukturat e Forcave të Armatosura.

Gjeneralmajor Begaj ka ndjekur kualifikime dhe specializime të ndryshme në fushën ushtarake dhe atë mjekësore, në institucionet arsimore brenda dhe jashtë vendit. Ai ka përfunduar Kursin e Lartë për Sigurinë dhe Mbrojtjen pranë Akademisë së Forcave të Armatosura, Shkollën e Thelluar Pasuniversitare të Mjekësisë dhe specializimin pasuniversitar në profilin Gastrohepatologji, pranë Fakultetit të Mjekësisë Tiranë.

Gjithashtu ka ndjekur kursin e menaxhimit spitalor dhe kursin e lidershipit mjekësor strategjik, në SHBA, Kursin e Lartë Ndërkombëtar të Menaxhimit të Mbrojtjes, pranë Institutit të Menaxhimit të Burimeve të Mbrojtjes në Shkollën Pasuniversitare të Marinës në SHBA, Seminarin e Lartë Ekzekutiv pranë Qendrës Marshall, Gjermani, si dhe kurse e kualifikime të tjera ushtarake.

Gjeneralmajor Bajram Begaj, ka përfunduar “Doktoratën në Fushën e Mjekësisë”, pranë Fakultetit të Mjekësisë si dhe mban titullin “Profesor i Asociuar” në Mjekësi. Njëkohësisht është vlerësuar me medalje të ndryshme për arritje gjatë karrierës se tij ushtarake.

Gjeneralmajor Bajram Begaj flet rrjedhshëm gjuhën angleze.

Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë.

Etiketa: Bajram Begajedi rama

Të Lidhura

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

nga 27 ok
22:00 | 03/08/2025
0

Vajzat kuqezi të ekipit U20 u mundën sot nga ekipi serb me rezultatin e turpshëm 116: 22. Ky është një...

Para
Paloka ironizon mbledhjen e Bashës me kryetarët e degëve/ “Nesër mblidh fisin e krushqinë”

Kandidati i Ramës për President, Paloka: Do jemi nesër në Kuvend dhe do votojmë

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Përmbytjet janë pasojë e paaftësisë shtetërore –

Përmbytjet janë pasojë e paaftësisë shtetërore –

16:16 | 08/01/2026
Yzberishtit/ Hyn i maskuar në market, shtetasi kërcënon kasieren, punonjësja përfundon në spital –

Yzberishtit/ Hyn i maskuar në market, shtetasi kërcënon kasieren, punonjësja përfundon në spital –

15:58 | 08/01/2026
Rëndohet situata në paraburgimin e Durrësit, gardianët shkojnë në punë me gomone! –

Përmbytjet në vend/ Mblidhet nesër Komiteti i Emergjencave, çfarë pritet –

15:40 | 08/01/2026
Grabisnin banesa e dyqane, arrestohen dy hajdutët në Tiranë dhe Krujë –

Grabisnin banesa e dyqane, arrestohen dy hajdutët në Tiranë dhe Krujë –

15:20 | 08/01/2026
Si u përball Shqipëria me pasojat e ndryshimeve klimatike në 2025 –

Si u përball Shqipëria me pasojat e ndryshimeve klimatike në 2025 –

15:00 | 08/01/2026

Më Të Lexuarat

  • Përmbytjet janë pasojë e paaftësisë shtetërore –
  • Yzberishtit/ Hyn i maskuar në market, shtetasi kërcënon kasieren, punonjësja përfundon në spital –
  • Përmbytjet në vend/ Mblidhet nesër Komiteti i Emergjencave, çfarë pritet –
  • Grabisnin banesa e dyqane, arrestohen dy hajdutët në Tiranë dhe Krujë –
  • Si u përball Shqipëria me pasojat e ndryshimeve klimatike në 2025 –
  • Artan Xhori merr 100 MLN lekë nga Gonxhe me tender fiktiv, biznesmeni nën hetim për aspiratorët dhe 12 MLN Euro kontrata me Karçanajn –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Përmbytjet janë pasojë e paaftësisë shtetërore –
  • Yzberishtit/ Hyn i maskuar në market, shtetasi kërcënon kasieren, punonjësja përfundon në spital –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com