Edhe në Elbasan mbështetës të opozitës kanë paralajmëruar protestë pasi kryeministri i vendit Edi Rama do të mbajë takim elektoral në orën 19:00.
Protesta është njoftuar paqësore e cila do të nisë pranë pallatit të sportit “Tomorr Sinani” aty ku do të funksionojë edhe KZAZ-ja për bashkinë Elbasan.
Më pas turma pritet ti drejtohet qendrës së qytetit ku do të mbahet mitingu i Kryeministrit. E gjitha mbetet për t’u parë pasi forca të shumta policie dhe FNSH janë vendosur në Elbasan.