Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë shqiptare theksoi se gjenerali që ishte në krye të shumë misioneve të shpëtimit nga kampi i ferrit të Al-Holit në Siri, dhe jo vetëm të shumë shqiptarëve, mes tyre dhe Alvin Berishës.
“Përshëndetje të gjithëve. Sot jemi këtu për të nderuar një mik në ditë të vështira, i cili me shumë përkushtim na ka ndihmuar në mënyrë të pakursyer për të shpëtuar fëmijë dhe gra fatkeqe nga kthetrat e ferrit në kampet e luftës në Siri. Siç thoshte poetja amerikane Maya Angelou; ‘hero është ai që ka si qëllim që të bëjë botën një vend më të mirë për të gjithë’. S’ka përshkrim më të saktë për gjeneralin Abass Ibrahim i cili është me ne sot këtu dhe dua ta falënderoj, se sa fjalët e poetes. Në operacionet e zhvilluara në tre vitet e fundit, ku plot fëmijë dhe gra janë nxjerrë nga ferri i Al-Holit dhe jo vetëm, gjenerali ka qenë pika jonë e referimit, krahu ynë i zgjatur drejt atyre fëmijëve dhe grave. Ka qenë shqiptari më i mirë, i papërtuar, i pa kursyer dhe pas asnjë interes tjetër, përveç interesit human për të nxjerrë nga ferri njerëz fatkeq. Besoj ju kujtohet të gjithëve operacioni i jashtëzakonshëm i Alvinit, djali që u në simbol i solidariteti të dhjetra mijërave shqiptarë këtu për ta shpëtuar. Ai operacion u kurorëzua me sukses falë gjeneralit, që e kemi sot këtu për ta nderuar.”, tha Rama.