Kryeministri Edi Rama ka mbërritur paraditen e sotme në Kryesinë e Kuvendit ku po zhvillon takimin e përjavshëm me aleatin e tij në qeveri Ilir Meta.
Takimi mes tyre vjen një ditë pas miratimit në Komision të draftit për reformën në drejtësi.
Sakaq mësohet se nesër nuk do të zhvillohet seanca plenare, ku në rend dite ishte votimi i dy projektligjeve.
Arsyeha për mos zhvillimin e seancës plenare është bërë mungesa e një pjese të konsiderueshme të deputetëve të cilët kanë fluturuar drejt Francës për të mbështetur kombëtaren tonë në sfidën që luhet sonte në orën 21:00.