• Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama, Meta e Basha, zakonisht nuk është ashtu siç duket

09:05 | 29/07/2016
në Opinion
0

Nga Lorenc Vangjeli

Ekspertët e kriminalistikës kanë një shprehje të preferuar: kurrë mos i beso provave që duket se ulërijnë përpara syve! Sepse një gjë e tillë mund të afrojë shumë lehtë një realitet të gënjeshtërt. Kjo vlen kryesisht për ata që duan të gjejnë rrugën më të shkurtër dhe më të thjeshtë. Dhe çfarë ndodh që është e vërtetë për një krim të zakontë, mund të jetë gjithashtu e vërtetë edhe për një zeje sipërore të njeriut dhe një art më vete siç është politika.

Lexo edhe

Kiko bëhet avokat i McGonigal

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Në Shqipëri, politika, kjo zeje dhe ky art është ende i papëkryer. Është spontan dhe amator. Janë ende shumë të rrallë njerëzit që merren me të, ndonëse ata që paguhen si të tillë janë me dhjetëra. Nuk është fjala për ata që, fjala vjen kanë një mandat deputeti në xhep dhe që kur ndodh të flasin, i nisin fjalitë me: “Ne, tani që jemi në politikë, mendojmë se…”. Këta janë aksidenti. Janë ata që shohin në sipërfaqe dhe vetëm sipërfaqen e fakteve dhe diskutimin për reformën në drejtësi (sa për të marrë një shembull) e konsiderojnë të ngjashme me përplasjen e gurëve që bëjnë zhurmë dhe ekzekutimin e një koncerti në piano. Janë ata që nuk kanë asnjë dilemë dhe nuk kanë dyshuar kurrë se midis opinionit dhe faktit ka një diferencë të madhe. Duke qenë të sinqertë në këtë kuptim, ata nuk kanë pikën e fajit, kur gjithë lëvizjet e mundshme dhe të mundimshme politike, i shohin vetëm si një cirkuit mes aleancave të mundshme mes tre forcave kryesore politike PS, LSI e PD. Një lloj loje fëmijërore “E ka kush e ka” pushtetin!

Në vjeshtën e dy vjetëve më parë, në Tiranë flitej shpesh e madje me detaje për një skemë të çuditshme në politikë, sipas të cilës, edhe PS, edhe PD, të zemëruara nga kushtëzimi në shifra që u bënte LSI, mund të realizonin një bashkëqeverisje me stafetë, që do të nxirrte jashtë loje njerëzit e Ilir Metës.

Optimistë, konspiracionistë dhe “shahistë” politikë, përveç lojtarëve të vërtetë, e kishin me qejf të madh të afronin dhe detaje të kësaj skeme, që nisnin me një dashuri të madhe e të papritur mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Në kushtet kur sovraniteti i atij që quhet rëndom Sovran, publikut që voton, është tejet i reduktuar dhe përfundon në ditën e votimit, pa arritur madje edhe në momentin e numërimit të votave, një gjë e tillë as do të habiste njeri dhe as nuk mund ta shmangte njeri, nëse do të ishte vërtet vullnet i Ramës dhe Bashës. Dhe gjithashtu, jo më pak e rëndësishmja, përkundrazi, nëse Basha do të kishte edhe “izën” (një fjalë turke që e përdorin ende të moshuarit në vend të fjalës “leje), e Doktorit, asgjë nuk mund ta habiste më shumë se tre ditë qeverisjen me bazë të gjerë e majtë dhe e djathtë bashkë.

Se çfarë ka ndodhur në vjeshtën e dy vjetëve më parë, në pranverën e një viti më parë dhe në vijim, tashmë është pjesë e kronikës. Tendosja kryesore mes dy pjesëve që bëjnë të tërën në maxhorancë, PS & LSI, ndodhi mbas zgjedhjeve vendore, por dhe atëherë pakkush kuptoi të vërtetën e asaj që kishte ndodhur.

Partizanët e sipërfaqes, të dashuruarit mes mungesës së diferencës ndërmjet faktit dhe opinionit, gjykuan me tërsëllëmë dhe bindje (njëlloj siç shfaqet zakonisht portreti i padijes) se mes aleatëve kishte ndodhur gjëma për shkak të Pogradecit, Lezhës apo Livadhjasë e Vorës. Shumë ju hakërryen fotos së çastit duke harruar dhe duke mos kuptuar se qershori i 2015­-ës ishte projeksioni i dinamikave që po përgatiteshin për në 2017­-ën. Kur vlerat politike të tre partive kryesore në vend, PS, LSI, PD e madje edhe PDIU, vazhdonin të luheshin e luhen në bursën e paqëndrueshme të dashurisë, urrejtjes apo indiferentizmit të publikut që voton që shpërblen njërën palë apo do të ndëshkon tjetrën.

Së paku në këtë pikë, kryetarët e partive dhe një grusht shumë i ngushtë njerëzish pranë tyre, politikanë, gazetarë apo miq të tyre, janë jashtëzakonisht të qartë me sondazhe që ju thonë të vërtetën për temperaturën gjithashtu shumë të ndryshueshme të publikut, mbi të cilën projektojnë, ngrejnë dhe ndërtojnë skema “matematike” të politikës. Vetë politika në të gjitha rrethanat është më shumë se mbledhje e zbritje shifrash që mësohen në tabelën e aritmetikës së klasës së tretë. Është dhe moral. Është dhe traditë. Është dhe filozofi. Pranimi i aksiomës se mes faktit dhe opinionit ka një diferencë mjaft të madhe është një hap i duhur, në drejtimin e duhur për të kuptuar më shumë. Në politikë ka një rëndësi të dorës së parë që të mos i besohen kurrë provave që duket se flejnë si lepuj të trishtuar përpara syve!

Zakonisht gënjen ajo që duket dhe gënjehen kryesisht ata që duan të gjejnë udhën më të shkurtër dhe më të thjeshtë duke besuar qoftë tek Zana e Dhëmbit, qoftë tek Lepuri i Pashkëve. Por, në momentin që zbulohet se ato nuk ekzistojnë ka ndodhur një metamorfozë shumë e rëndësishme: nga fëmija është prodhuar së paku një adoleshent. Dhe në politikën shqiptare, një gjë e tillë nuk është pak. Përkundrazi!

/javanews.al/

Etiketa: aksiomëkonspiracionkriminalistikaLepuri i PashkëveLivadhjaLorenc VangjelishahistVorëZana e Dhëmbit

Të Lidhura

16 “të pathënat” e Ditës së Pavarësisë –

Kiko bëhet avokat i McGonigal

nga 27
15:55 | 29/01/2023
0

Nga Lutfi Dervishi – I tronditur nga zhurma e madhe në SHBA dhe ahengu i papritur në Shqipëri, Kiko vendosi...

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

Përgjegjësia personale dhe peshku i qelbur nga koka –

nga 27
08:06 | 16/01/2023
0

Nga Genc Pollo– Në shtator 2005, një person u arrestua nga Policia se kishte nxjerrë e shitur tezën e provimit...

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

Dy fjalë për Arlindin, zyrtarin që nuk i druhej kurrë transparencës

nga 27
11:32 | 14/01/2023
0

Nga Ola Xama-Unë e kam takuar për herë të parë Arlind Gjokutajn kur ka qënë drejtor i Parandalimit dhe Pastrimit...

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

Skllavëria e ëmbël që sjell Big Brother

nga 27
11:26 | 14/01/2023
0

Nga Ergys Mertiri- Big Brother-i lindi si ide nga romani i George Orwell “1984”, i cili përshkruan një regjim politik...

Para
Kuvendi fut në kalendar reformën në drejtësi

Vetingu: Prokurorë e gjyqtarë të kthejnë ryshfetet që kanë marrë

Lini një Përgjigje Anuloje përgjigjen

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

MCGonigal darkoi me Ballën, gjyqtarë dhe prokurorë –

MCGonigal darkoi me Ballën, gjyqtarë dhe prokurorë –

13:59 | 01/02/2023
Një McGonigal me fustan –

Një McGonigal me fustan –

13:57 | 01/02/2023
Vrasja e Indrit Ndojit në Krujë, lirohen nga burgu dy të dyshuarit –

Vrasja e Indrit Ndojit në Krujë, lirohen nga burgu dy të dyshuarit –

13:49 | 01/02/2023
Njeri pa komb, atdhe dhe dinjitet –

Njeri pa komb, atdhe dhe dinjitet –

13:39 | 01/02/2023
Rama të merret i pandehur –

Rama të merret i pandehur –

13:33 | 01/02/2023

Më Të Lexuarat

  • MCGonigal darkoi me Ballën, gjyqtarë dhe prokurorë –
  • Një McGonigal me fustan –
  • Vrasja e Indrit Ndojit në Krujë, lirohen nga burgu dy të dyshuarit –
  • Njeri pa komb, atdhe dhe dinjitet –
  • Rama të merret i pandehur –
  • Inflacioni në Eurozonë ulet në 8.5%, lajm i mirë dhe për Shqipërinë –

© Copyright 27.al © 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • MCGonigal darkoi me Ballën, gjyqtarë dhe prokurorë –
  • Një McGonigal me fustan –

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2023 27.al Dev by Techzero1.com