Rama mendon si Vuçiç dhe shpreson se protestuesit do të lodhen, por ata nuk duhet të tërhiqen – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama mendon si Vuçiç dhe shpreson se protestuesit do të lodhen, por ata nuk duhet të tërhiqen –

10:21 | 10/06/2026
në Aktualitet, Kryesore
0

Read more

Atentati në Mirditë/ 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit –

Premtonte programe studimi jashtë vendit, prokuroria çon në gjyq administratorin i një kompanie –

Bëhuni gjithnjë e më shumë, sepse vetëm kështu do e mposhtni Piktorin –

Në kërkim ndërkombëtar, Granit Pepnikaj zhvendos aktivitetin në Gjeorgji –

Nga Veton Surroi

Në vend të një shkrimi, i cili domosdoshmërisht do të dilte i gjatë për të qenë një analizë më e thelluar, po i jap disa pika që, duke i shikuar nga largësia, ndihmojnë skicën e një zhvillimi që më duket i një rëndësie të veçantë në Shqipëri, hyrjen në javën e dytë të protestave të iniciuara fillimisht me idenë e një projekti turistik luksoz multimiliardësh në Zvërnec/Sazan.

1.    Lëvizja nuk ka prijës tradicional partiak dhe rrjedhimisht, nuk ka cak tradicional partiak. Caku i kësaj lëvizje nuk është që partinë e tanishme në pushtet ta zëvendësojnë me partinë e tanishme në opozitë.

2. Lëvizja e bën protestën në Tiranë të njëjtë në qytetari si në Stuttgardt, Valencia, Kopenhagë apo Pragë. Ruajtja e formës nuk është imitim apo shtirje, është dëshmi e pjekurisë së një qytetarie e cila e ka këtë edhe në përmbajtjen politike të protestës.

3. Lëvizja u iniciua me mbrojtjen e Zvërnecit/Sazanit. Simbolika qe e menjëhershme: Shqipëria e zonave të mbrojtura që gllabërohen nga shteti për interesa private, rojat private që tërheqin zvarrë qytetarin në sytë e policëve si rrëfim për privatizimin e shtetit, skema privatizimi pronash, skema përcaktimesh zonash strategjike zhvillimi…Përballë këtyre simboleve u vendos flamingo dhe ngjyra rozë e tij.

4. Në perceptimin publik nuk ka kontrast më të madh se e zeza e rojës private që tërheq qytetarin zvarrë përballë këmbëve të gjata e të thyeshme të flamingos me ngjyrën e vet rozë. Ky kontrast po thellohet ditë më ditë: lëvizja e protestës nuk ka të bëjë me rojet e veshura në të zeza, por me perceptimin e rojës si hallka e fundit e një sistemi i cili ka privatizuar vendimmarrjen në emër të tyre.

5. Lëvizja është – në formën e vet kapilare, joideologjike, jopartiake – kundër sistemit. Sistemi kundër të cilit janë ata nuk është demokracia, por kapja e saj, shndërrimi i procesit zgjedhor në formë të kapjes së shtetit.

6. Nëse është kështu, qoftë edhe në formë të pavetëdijshme, lëvizja është kundër konsensusit të tanishëm shoqëror, konsensusin e tranzicionit. Në këtë konsensus, përgjatë këtij shekulli, kanë bashkëjetuar partitë politike, korrupsioni endemik, krimi i organizuar, kontrolli apo vetëcensurimi mediatik. Përfundim logjik i këtij konsensusi është Zvërneci/Sazani.

7. Lëvizja Flamingo është rreziku i dytë për pushtetin e tanishëm në Shqipëri. I pari ishte paraqitja e SPAK-ut, të cilit në mungesë të opozitës reale, situata ia dha edhe rolin e elementit korrigjues të sistemit. Kryeministri Rama u konfrontua me SPAK kur ai trokiti fare afër derës së tij, te ajo e zv.kryeministres Balluku. Argumenti i tij ishte se SPAK kishte hyrë në hapësirën ku nuk do të duhej të ishte, në atë politike.
Lëvizja Flamingo tash zë hapësirën politike për korrigjimin e sistemit, por kjo Lëvizje nuk e sheh problemin sistemor vetëm te partia në pushtet.

8. Të jesh kundër konsensusit dhe të jesh lëvizje kapilare paraqet problem për pushtetin e tanishëm në Shqipëri, sikundër për çdo pushtet tjetër që nuk i përmbush kriteret e demokracisë funksionale. Lëvizjet e këtilla nuk janë të kontrollueshme nga pushteti dhe KM Rama po bën gabim pas gabimit në përballje me këtë lëvizje. I ka përshkruar si produkt të interesave antishqiptare dhe i ka përqeshur me bullizmin që i përngjante seksizmit. Me arrogancën dhe mungesën e respektit bazik me të cilën flet me atë pjesë të medieve që i ka të afërta e të cilat megjithatë, i quan “kazan” i foli CNN-it, për të kundërshtuar legjitimitetin e Lëvizjes dhe të përshkrimit të realitetit nga ana e saj.

9. KM Rama në sjelljet e veta fillestare ka rrezikun që të lejojë krijimin e shpejtë të analogjive mes tij dhe presidentit Vuçiq, i cili është duke u ballafaquar me një lëvizje kapilare kundër tij dhe të cilën e ka etiketuar si “revolucion të ngjyrosur”, të ngjashëm me ato që rrëzuan pushtetet e Evropës lindore të afërta me presidentin Putin.

10. Shqipëria dhe Serbia, ndonëse me pushtete që nuk përmbushin kritere të demokracisë funksionale, janë shtete dhe shoqëri që dallojnë me njëra tjetrën. Kryeministri Rama nuk i prin një lëvizjeje të ndërtuar mbi politikën shumëvjeçare të urrejtjes së popujve të tjerë, sikundër është ajo e presidentit Vuçiq. Dhe protestuesit në Tiranë nuk duhet të frikësohen se ndaj tyre do të përdoret “topi zanor”, sikundër protestuesit në Beograd. Megjithatë, kryeministri Rama ka mundësi të ketë zgjedhur opsionin e njëjtë fillestar sikurse presidenti Vuçiq, llogaritjen se protestuesit do të lodhen.

11. Në mesin e të panjohurave të tjera është edhe ajo se sa mund të zgjasë Lëvizja Flamingo, gjegjësisht përcaktimi i qytetarëve që të rrisin dita ditës pjesëmarrjen apo madje edhe vetëm të përsërisin atë të një nate më parë. Por, nëse dhjetë ditët e kaluara janë indikatore, kjo është një lëvizje e cila nuk është se do të zhduket shpejt.

12. Në fillim të protestës ligjërimi publik përfshiu familjen Trump, investitorë sirianë, Katarin, Emiratet, klane droge e teori komploti. Me vazhdimin e protestës gjithçka po kondensohet në simbole të lexueshme. Flamuri shqiptar, kërkesa që sovraniteti t’u kthehet qytetarëve dhe flamingoja si simbol i ri i qytetarisë evropiane shqiptare. Përballë tyre nuk është më një investim, por një sistem. Ndaj, për protestuesit kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit nuk shihet vetëm si ndërrim personash në pushtet, por si akti i parë i një kërkese më të thellë: që Shqipëria t’u kthehet qytetarëve të saj.

Të Lidhura

Atentati në Mirditë/ 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit –

Atentati në Mirditë/ 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit –

nga 27
10:15 | 15/06/2026
0

45-vjeçari Valter Lleshi dyshohet të jetë vrarë për motive hakmarrje. Kjo është pista kryesore ku po heton policia për të...

Sekuestrohen pasuritë e një të dënuari për trafik droge në Shkodër (Emri) –

Premtonte programe studimi jashtë vendit, prokuroria çon në gjyq administratorin i një kompanie –

nga 27
10:09 | 15/06/2026
0

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq,...

Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

Bëhuni gjithnjë e më shumë, sepse vetëm kështu do e mposhtni Piktorin –

nga 27
09:35 | 15/06/2026
0

Shkrimtari dhe publicisti Kim Mehmeti ka shprehur mbështetjen e tij për të rinjtë që po protestojnë në Shqipëri, duke i...

Në kërkim ndërkombëtar, Granit Pepnikaj zhvendos aktivitetin në Gjeorgji –

Në kërkim ndërkombëtar, Granit Pepnikaj zhvendos aktivitetin në Gjeorgji –

nga 27
09:09 | 15/06/2026
0

Granit Pepnikaj, për të cilin Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” në kuadër të dosjes...

Para
Tragjedi në Gjirokastër/ U fut për t’u larë, 15-vjeçari humb jetën në pishinë –

Tragjedi në Gjirokastër/ U fut për t'u larë, 15-vjeçari humb jetën në pishinë -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Atentati në Mirditë/ 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit –

Atentati në Mirditë/ 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit –

10:15 | 15/06/2026
Sekuestrohen pasuritë e një të dënuari për trafik droge në Shkodër (Emri) –

Premtonte programe studimi jashtë vendit, prokuroria çon në gjyq administratorin i një kompanie –

10:09 | 15/06/2026
Enveri ia asgjësoi Shqipërisë vlerat intelektuale, Piktori ia zhvati ato materiale –

Bëhuni gjithnjë e më shumë, sepse vetëm kështu do e mposhtni Piktorin –

09:35 | 15/06/2026
Në kërkim ndërkombëtar, Granit Pepnikaj zhvendos aktivitetin në Gjeorgji –

Në kërkim ndërkombëtar, Granit Pepnikaj zhvendos aktivitetin në Gjeorgji –

09:09 | 15/06/2026
Kriza energjetike detyron kthesë të fortë, Trump lehtëson sanksionet ndaj rezervave të naftës iraniane –

SHBA-Iran njoftuan arritjen e marrëveshjes, bien çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare –

09:07 | 15/06/2026

Më Të Lexuarat

  • Atentati në Mirditë/ 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit –
  • Premtonte programe studimi jashtë vendit, prokuroria çon në gjyq administratorin i një kompanie –
  • Bëhuni gjithnjë e më shumë, sepse vetëm kështu do e mposhtni Piktorin –
  • Në kërkim ndërkombëtar, Granit Pepnikaj zhvendos aktivitetin në Gjeorgji –
  • SHBA-Iran njoftuan arritjen e marrëveshjes, bien çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare –
  • Këmbimi valutor 15 Qershor, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Atentati në Mirditë/ 45-vjeçari që u gjet i vdekur në makinë dyshohet si autor i vrasjes së Anton Kelit –
  • Premtonte programe studimi jashtë vendit, prokuroria çon në gjyq administratorin i një kompanie –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com