Rama, letër vendeve të KiE pas kritikave në Asamble: Hiqni njollën e turpit për trafikim organesh – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama, letër vendeve të KiE pas kritikave në Asamble: Hiqni njollën e turpit për trafikim organesh

08:51 | 18/10/2022
në Kryesore
0

Pas fjalimit të tij në Asamblenë e KiE-së, ku u kritikua për gjuhën e ashpër dhe arrogante që përdori kundër përfaqësuesve të vendeve të BE, kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër reagim për raportin e Dick Martyt dhe krimet e pretenduara të luftës në Kosovë.

Përmes një postimi në “Facebook” Rama pohon se dje ka firmosur një letër, drejtuar kryeministrave apo presidentëve të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Europës për heqjen e njollës së turpit të trafikimit të të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe mbi vetë Këshillin e Europës. Sipas kryeministrit, në këtë letër janë shkruar argumentet në vijim të përpjekjes për heqjen e akuzave për trafikim organesh ndaj shqiptarëve.

Njoftimi i Ramës:
MIRËMËNGJES
dhe duke ju informuar se dje kam firmosur letrën e mëposhtme, drejtuar kryeministrave apo presidentëve të të gjitha vendeve anëtare të Këshillit të Europës, në vijim të përpjekjes së nisur me fjalimin para Asamblesë Parlamentare, për heqjen e njollës së turpit të trafikimit të organeve njerëzore mbi kombin tonë dhe mbi vetë Këshillin e Europës, ju uroj një ditë të mbarë
————————————————————
??I/E dashur …
Shpresoj që kjo letër t’ju gjejë mirë. Po ju shkruaj për të kërkuar vëmendjen tuaj për një çështje thelbësore, jo vetëm për vendin dhe popullin që përfaqësoj, por për të gjithë ne. Kjo çështje ka të bëjë me drejtësinë dhe të drejtat e njeriut, vlera bazë në themel të çdo sistemi demokratik – ato vlera të cilat i nderojmë në punën tonë të përditshme e që kërcënohen gjithmonë e më shumë në situatën politike aktuale.

Read more

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

Ashtu siç mund të jeni në dijeni, në vitin 2008, një ish-prokurore e Gjykatës Ndërkombëtare Penale për Ish-Jugosllavinë (GjNPIJ), Carla Del Ponte, botoi librin e saj me kujtime, “Zonja Prokurore”. Aty, ajo pretendonte se pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare Kosovës kishin kryer krime të tmerrshme, përfshi, mbi të gjitha, trafikim të shfrenuar të organeve njerëzore.
Akuzat e saj u mohuan me forcë në Shqipëri, Kosovë dhe tjetërkund në rajon, për arsyen e thjeshtë se hetimet e kryera përgjatë disa viteve nga kryeprokurorja e GjNPIJ-së, përfshi Shqipërinë, kishin qenë tërësisht jobindëse. Kjo duhej të kishte mjaftuar që çështja të mbyllej aty ku kishte nisur: në faqet e një trillimi joletrar. Përkundrazi, ajo u çua më tej nga të tjerë, konkretisht nga anëtarët e partisë “Rusia e Bashkuar” e Putinit në Këshillin e Europës, të cilët e instrumentalizuan atë për të ushqyer më tej narrativën ruse mbi Kosovën. Më pas, Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës iu paraqit një raport (sërish, në mungesë provash). Nisur nga raporti dhe serioziteti i akuzave, në janar 2011, Asambleja miratoi rezolutën 1782, titulluar “Hetimi i akuzave për trajtim çnjerëzor të personave dhe trafikimin e organeve njerëzore në Kosovë”.
Njëmbëdhjetë vjet më vonë, të gjitha përpjekjet për hetime të bëra qysh atëherë, kombëtarisht, në rajon a ndërkombëtarisht, për të provuar pretendimet për trafikimin e organeve njerëzore, ia kanë dalë të vërtetojnë atë që dihej: nuk ka absolutisht asnjë provë, qoftë në Shqipëri a gjetkë në rajon, për nxjerrje dhe trafikim organesh, e cila do të mund t’i ngarkohej qoftë edhe një pjesëtari të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Për më tepër, aktakuzat e paraqitura nga Dhomat e Specializuara në Hagë nuk përmbajnë as edhe një fjalë të vetme lidhur me nxjerrjen dhe trafikimin e pretenduar të organeve njerëzore.
Sado e çuditshme të duket kjo, nuk ka fakte, nuk ka autorë, nuk ka viktima të trafikimit të organeve njerëzore. Raporti dhe rezoluta që pasoi nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës u mbështetën më tepër në spekulime sesa në fakte, në thashetheme që qarkullonin në vend të provave. Ato tanimë janë kthyer në një njollosje të pamerituar të atyre që janë akuzuar pa të drejtë dhe në një turp për politikën ndërkombëtare.
Më 13 tetor 2022, i paraqita këto argumente përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, për t’i bërë thirrje për hartimin e një raporti vijues. Çështja ka një rëndësi sipërore, jo vetëm për të mbrojtur të drejtat e individëve të akuzuar padrejtësisht për krime që nuk i kanë kryer kurrë. Ajo nuk ka thjesht të bëjë me mbrojtjen e procesit të rregullt ligjor përmes procedurave të gjykatës, një proces i rregullt që duhet të jetë i drejtë e i pa të meta. Por ka të bëjë me qytetarët e vendit tim, Shqipërisë, që vazhdojnë të jenë shënjestër e stereotipeve të rrezikshme e të pabaza si ky dhe viktima të armiqësisë e të ksenofobisë që akuza të tilla ushqejnë. Ka të bëjë gjithashtu me të vërtetën dhe drejtësinë, pa të cilat minohet vetë integriteti e besueshmëria e politikës ndërkombëtare dhe e institucioneve të saj.
Për dijeninë tuaj, po ju bashkëlidh një kopje të fjalës sime të mbajtur përpara Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës, si dhe një kopje të rezolutës së miratuar për këtë çështje nga Kuvendi i Shqipërisë.
Shpresoj në mbështetjen tuaj personale dhe atë të anëtarëve të delegacionit të vendit tuaj në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës për miratimin e kërkesës sonë, për nisjen e procedurës që do të çojë në një raport vijues, si korrigjim i ndershëm dhe i domosdoshëm i një gabimi tragjik, pasojat e të cilit vazhdojnë të na përndjekin.
Më lejoni t’ju falënderoj paraprakisht nga zemra për ndihmën.
Sinqerisht,
Edi Rama

Etiketa: asamblekritikaKryesore1leterRama

Të Lidhura

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

nga 27
14:00 | 25/12/2025
0

Nga Ferdinand Dervishi Filmi “Kumbari” i regjisorit Francis Ford Coppola, pjesa e dytë, viti 1974, bazuar në historinë e MAFIA-s amerikane,...

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

nga 27
13:46 | 25/12/2025
0

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”. Dy...

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

nga 27
13:20 | 25/12/2025
0

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se në...

Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

nga 27
13:06 | 25/12/2025
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Tiranë, ku një 27-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e...

Para
Tentuan ta grabisnin, 17-vjeçari shqiptar plagoset me thikë në Itali

Kapet mat me kokainë shqiptari në Itali, përfundon në pranga

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

14:00 | 25/12/2025
Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

13:46 | 25/12/2025
Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

13:20 | 25/12/2025
Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

13:06 | 25/12/2025
Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –

Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –

12:50 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –
  • Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –
  • Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –
  • Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –
  • Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –
  • Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –
  • Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com