Kryeminsitri i Shqipërisë Edi Rama, pas largimit të drejtuesve të Hipotekave ka kërkuar dorëhqejen e drejtorëve të spitaleve dhe institucioneve të shëndetit publik.
Sipas kreut të qeverisë kjo kërkesë ka si qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit shëndetësor.
“Largimi i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë”, është një nga kërkesat e Ramës.
Reforma e sistemit shëndetësor përfshin:
1. Ristrukturim tërësor i organizimit në territor të institucioneve të shëndetit publik
2.Largimi i të gjithë drejtuesve aktualë të spitaleve e të institucioneve të shëndetit publik, dhe afirmim i një profili të ri drejtuesi menaxher në shërbimin spitalor përmes konkurseve publike për çdo drejtori spitali dhe institucion të shëndetit publik në Republikën e Shqipërisë
3.Fuqizim i mbështetjes financiare për specialistët që angazhohen jashtë Tiranë
4.Nisja e procesit për jetësimin e Autonomisë Spitalore
5.Struktura dhe mekanizma të reja shërbimi përmes partneritetit publik – privat