Kryeministri në deklaratë për median thotë se është pro votimit me konsensus të reformës në drejtësi, dhe bën thirrje për një votim të tillë, por paralajmëron se vija e kuqe e SHBA e BE-se eshte e pakapercyeshme
Thirrja ime për deputetët e PD-së nuk është blerje vote
Edi Rama: “Thirrja ime për ndërgjegjen e cdo deputeti opozitar nuk është as blerje as dhunim i konsensusit por detyra ime si kryeministër si lider i partisë më të madhe shqiptare dhe qytetari i këtij vendi që të mos lë gur pa lëzizur nga muri shurdh i PD-së jo për hesapin aritmetik të qeverisë që unë drejtoj por për llogarinë morale të vendit që qeveris. Ndërsa këercënimet shantazhet presionet dhe bllofet me djegie mandatesh, baltosje të individëve që mund të shkëputen nga blloku antieuropian dhe antiamerikan kundër reformës në drejtësi janë shprehje alarmante të kulturës diktatoriale të linçimit të armikut të brendshëm që bashkëpunojnë me agjenturata e huaja kundër partisë së tyre, kam qenë jam dhe do të jem deri në orën 10:00 të datës 21 korrik për konsensus dhe kam bërë gjithçka për konsensusin por mes kërkesës për konsensus deri në aburd që bllokon reformën dhe miratimin e saj që zhbllokon rrugën e një revolucioni që pritet prej 25 vitesh në drejtësi unë ASHE zgjedh vendosmërisht këtë të dytën. Kjo nuk është reforma ime e një partie, prandaj të bashkojmë të dy koalicionet dhe me dy krahë lart të miratojmë bashkarisht reformën duke u dhënë të gjithëve një mesazh shumë të qartë se nuk ka asgjë të pamundur kur të gjithë jemi bashkë.”
Edi Rama: “Aleanca për Shqipërinë europiane do të votojë në bllok për një Shqipëri europiane. Thirrje Bashës të sillet si lider. Nuk mund tia plotësojmë kërkesën kundër SHBA. O të votojmë me konsensus ose të ndahemi në mbrojtës të dritës dhe imponues i errësirës. Propozimi hibrid i paraqitur nga Nuland është e vetmja mundësi për konsensusin parlamentar të 21 korrikut”
Rama: Të gjitha kambanat bien për PD. Në 12:30 para gazetarëve
Ndërkohë që Parlamenti Europian po diskutonte për Shqipërinë dhe reformën në drejtësi, kryeministri Rama ka bërë një koment në rrjetin social Facebook.
Ai shkruan se të gjitha kambanat bien për Partinë Demokratike.
Rama në FB: “Komiteti i Marredhenieve me Jashte i Parlamentit Europian diskuton Reformen ne Drejtesi! Te gjitha kambanat bien per Partine Demokratike”