Procesi i votimit është mbyllur zyrtarisht në orën 19:00, ndërkohë protestues të shumtë, mbështetës të opozitës po protestojnë përpara KZAZ-së së Tropojës duke thirrur “Rama ik”.
Ata kërkojnë largimin e Ramës, një kërkesë kjo e hershme e opozitës së bashkuar.
Ndërsa sot janë mbajtur zgjedhjet vendore në mbarë vendin, ndërsa pjesëmarrja e regjistruar ishte e ulët.