Kryeministri i vendit Edi Rama ndodhet në një vizitë zyrtare në SHBA.
Ai ka postuar sot një foto nga selia e World Economic Forum në Nju Jork, me Presidentin Borge Brente, ish-ministri i jashtëm i Norvegjisë.
Përveç miqësisë dhe bashkëpunimit, Ramën dhe presidentin Brente duket se i bashkon dhe një detaj shumë i rëndësishëm për kryeministrin shqiptar, atletet.
“Në selinë e World Economic Forum në Nju Jork, me Presidentin Borge Brente, ish-ministri i jashtëm i Norvegjisë, me të cilin përveç bashkëpunimit dhe miqësisë, na lidh edhe përdorimi i atleteve në kostumin zyrtar”, shkruan Rama.
Plagosje me thikë në Kavajë –
Një person mbeti i plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në Kavajë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00, në lagjen...