Rama e përsërit: Nëse negociatat nuk hapen në qershor…

0
97

Kryeministri Edi Rama ka shprehur vendosmërinë se nëse nuk hapen negociatat me BE deri në muajin qershor, Shqipëria do të ndryshojë kurs duke u ndarë nga Maqedonia e Veriut për integrimin.

Gjatë një konference me Presidentin e KiE, Charles Michel ai tha se shpreson që Bullgaria të hapë rrugën pasi në të kundërt, do kërkohet shkëputja “jo nga Maqedonia e Veriut, por nga kthetrat e Bullgarisë.

“Sa i përket çështjes së Maqedonisë së Veriut unë e kam thënë ia thashë edhe presidentit të Këshillit Evropian, ne jemi absolutisht në një linjë me KiE dhe deri në fund kur të kryhet dhe mbledhja e KiE ku jemi të ftuar të marrim pjese e përmbyllet presidenca franceze ne shpresojmë që Bullgaria të hapë rrugën nëse nuk do ndodhë ne do ndryshojmë kursin gjë që e kemi konsultuar edhe me publikun këtu, e një shumicë e konsiderueshme shqiptarësh kanë thënë që nëse nuk ndodh gjatë presidencës franceze, të shkëputet jo nga Maqedonia e Veriut, por të shkëputet nga kthetrat e Bullgarisë”, tha Rama.