Rama e mban fjalën: Sakrifikon çamët dhe lejon varrezat greke – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama e mban fjalën: Sakrifikon çamët dhe lejon varrezat greke

14:37 | 18/12/2017
në Shqiperi
0

Qeveria shqiptare ka vendosur të rregullojë marrëdhëniet me Greqinë, duke zbatuar një nga kërkesat e hershme të saj: të varrosë ushtarakë grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941.

Vendimi është firmosur pa zhurmë e bujë nga Kryeministri Edi Rama më 13 dhjetor 2017; me zbatimin e tij janë ngarkuar prefektët. Ekseprtë nga Greqaia do të punojnë bashkë ekspertët shqiptarë për zhvarrosimin dhe identifikimin e kufomave. Po ashtu, më 28 nëntor, grekët e rënë do të përkujtohen me ceremoni.

Vendimi si më poshtë:

Read more

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 4 e 5, të marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010, me propozimin e ministrit të Mbrojtjes, Këshilli i Ministrave
 
VENDOSI:

1. Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë të ndjekin procesin e shpronësimit të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve të ushtarakëve grekë, të rënë gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, të përcaktuar sipas marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta brenda territorit të Republikës Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010, në bazë të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar.

2. Ministria e Mbrojtjes, në bashkërendim me Ministrinë e Brendshme, të ndërmarrë të gjitha procedurat ligjore për marrjen në administrim të trojeve për ndërtimin e vendprehjeve, sipas ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”.

3. Ministria e Brendshme, në bashkëpunim me bashkitë të cilat do të jenë pjesë e procesit të kërkimit, identifikimit, zhvarrimit dhe varrimit të eshtrave, të sigurojë të gjitha lejet për procesin, të përgatitë të gjithë dokumentacionin shoqërues, si dhe të marrë të gjitha masat për të bërë të mundur fillimin dhe vazhdimin e procesit në zbatim të marrëveshjes.

4. Prefekti i qarkut  ku do të zhvillohen punimet e kërkimit, identifikimit, zhvarrimit dhe varrimit të eshtrave, në bashkëpunim me bashkitë përkatëse, të ofrojë të gjithë infrastrukturën e nevojshme për zbatimin e procesit të kërkimit, identifikimit, zhvarrim-varrimit në territoret e tyre.

5. Me urdhër të Kryeministrit, në zbatim të neneve 2, pika 5, dhe 4, shkronja “a”, të marrëveshjes, të përcaktohen ekspertët e palës shqiptare në Komitetin e Përbashkët të Ekspertëve Shqiptarë dhe Grekë për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e eshtrave, si dhe ekspertët në terren të palës shqiptare.

6. Ministritë dhe institucionet e tjera shtetërore, të përfaqësuara me ekspertë në Komitetin e Përbashkët në terren të përballojnë shpenzimet për realizimin e detyrave nga këto ekspertë, sipas legjislacionit në fuqi.

7. Ministria e Mbrojtjes, në zbatim të pikës 8, të nenit 1, të marrëveshjes, të organizojë, në bashkëpunim me palën greke, ceremonitë zyrtare në përkujtim të të rënëve në luftë, çdo vit, në datën 28 tetor.

8. Ministria e Financave dhe Ekonomisë të marrë masat e nevojshme për zbatimin e të gjitha procedurave të zhdoganimit dhe të përjashtimit nga detyrimet doganore sipas ligjit nr.10256, datë 25.3.2010.

9. Vendimi nr.496, datë 29.6.2011, i Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e marrëveshjes së bashkëpunimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Greqisë, për kërkimin, zhvarrimin, identifikimin dhe varrimin e ushtarakëve grekë, të rënë në Shqipëri gjatë luftës greko-italiane të viteve 1940-1941, dhe për ndërtimin e vendprehjes për ta, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, ratifikuar me ligjin nr.10256, datë 25.3.2010”, shfuqizohet.

10. Ngarkohen Ministria e Mbrojtjes, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Brendshme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe prefektët e qarqeve ku do të zhvillohen punimet për zbatimin e këtij vendimi.

http://www.syri.net/politike/118358/rama-firmos-ndertimin-e-varrezave-te-ushtareve-greke-rikthehet-gjenerali-i-ushtrise-se-vdekur/

Etiketa: Kryeministri Edi Ramavarrezat e ushtareve greke

Të Lidhura

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

Vazhdon shpërndarja e ndihmave për 6500 familje në nevojë gjatë Ramazanit

nga 27 ok
10:38 | 08/03/2026
0

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, në bashkëpunim me Qendrën Bamirëse dhe Humanitare “Mbreti Selman” dhe me koordinimin e Ambasadës së Mbretërisë së Arabisë Saudite...

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC

nga 27 ok
20:14 | 05/12/2025
0

Gjykata e Lartë e Zyrihut përjashton të dhënat e marra nga SkyECC Ky vendim i Gjykatës së Lartë të Kantonit...

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

nga 27 ok
15:55 | 03/12/2025
0

Samir Mane, një nga biznesmenët më të fuqishëm dhe më të lidhur me politikën shqiptare në 30 vitet e fundit,...

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

nga 27 ok
12:47 | 04/08/2025
0

Largimi i Uniqa Group Austria është një sinjal i keq për tregun e sigurimeve në Shqipëri, pasojat e të cilave...

Para
Tension në Kuvend, Berisha e Noka përplasen me Gardën (film)

Tension në Kuvend, Berisha e Noka përplasen me Gardën (film)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun –

Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun –

10:11 | 15/03/2026
Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës –

Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës –

09:57 | 15/03/2026
Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça –

Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça –

09:29 | 15/03/2026
Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje –

Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje –

09:09 | 15/03/2026
Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh –

Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh –

08:03 | 15/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun –
  • Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës –
  • Dyshohet se nuk u ushqye me gji nga e ëma, ndërron jetë foshnja nga Korça –
  • Makina e agjentit të krimeve hidhet në erë në Lezhë, policia jep detaje –
  • Atentat me tritol në Lezhë, shpërthen makina e një agjenti krimesh –
  • Radhë të gjata në Kapshticë, qytetarët presin mbi 2 orë për të kaluar kufirin –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Masakra e Gërdecit, del sërish emri i Shkëlzen Berishës, ndërsa vazhdon gjyqi pa fund për Mediun –
  • Shteti do të ndërhyjë për stabilizimin e tregut të naftës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com