Një tjetër hakmarrje e kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut Erion Veliaj është shënuar ditën e sotme, pasi me urdhër të tyre është rrethuar me shirit biznesi i deputetit të Partisë Demokratike, Agron Shehaj.
IKMT dha urdhër për rrethimin e biznesit me pretendimin se ndodhet në një ndërtim pa leje dhe më pas e ka tërhequr atë.
Punonjësit e policisë kanë tentuar të vendosin një shirit në ambientet e jashtme të biznesit të Shehajt.
Sipas burimeve, policët i kanë kërcënuar punëtorët me arrestime dhe i kanë nxjerrë nga zyrat ndërkohë që vazhdonin punën në ambientet e brendshme të saj.
Por policia është tërhequr, pas mbërritjes së Shehajt në ambientet e godinës. Pas komunikimit, është hequr shiriti e më pas janë larguar, si forcat e policisë ashtu edhe punonjësit e IKMT-së. Ndërtesa në fjalë është marrë me qira nga deputeti i PD, dhe pothuajse e gjithë godina është në përdorim nga ana e tij.
Kjo nuk është hera e parë që Policia dhe IKMT mësyjnë në biznesin e deputetit. Më 20 tetor të 2022-it, ai denoncoi nga seanca plenare, se po ia mbyllim me forcë biznesin e tij. Ai tha se kjo është një hakmarrje politike e Ramës për shkak të denoncimeve të bëra prej tij lidhur me korrupsionin qeveritar e po ashtu presion për t’i mbyllur gojën.