Ka mbërritur me 8 minuta vonesë në Pallatin e Kongreseve kryetari i opozitës, Lulzim Basha, atje e priste kryeministri Edi Rama, i cili kishte ardhur dy minuta më herët se sa ora 17:00, ose ndryshe 10 minuta më shpejt se sa Basha. Rama erdhi në 16:58 minuta, ndërsa takimi ishte lënë në ora 17:00.
Kryeministri Rama shoqërohet në këtë takim nga kryetari socialist i komisionit të posaçëm i Reformës në Drejtësi, Fatmir Xhafaj dhe kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili. Ndërsa Basha shoqërohet në këtë takim nga përfaqësuesi i opozitës në komisionin e Reformës në Drejtësi dhe kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Edi Paloka.