Në mesditën e ditës së djeshme një grup huliganësh kanë hedhur gurë drejt vilës ku qëndronte Ivan Rakitiç me familjen e tij për pushime.
Pas kësaj ngjarjeje dramatike, futbollisti kroat u largua nga ishulli me familjen e tij me një varkë të shpejtë.
Mesfushori i Barcelonës erdhi me pushime dy ditë më parë në ishullin Ugljan. Në vilën e tyre luksoze, mbrëmjen e djeshme, një grup prej 6 personash filluan të hidhnin gurë drejt shtëpisë së tyre duke thyer dyer e dritare.
Rakitic dhe familja e tij ishin brenda në vilë në këtë moment, dhe pas ngjarjes u larguan menjëherë në drejtim të paditur.
Kjo ndodhi ndoshta për arsyen se Rakitic nuk arriti pritshmëritë e duhura me kombëtaren kroate në Euro 2016, ku Kroacia u eliminua nga Portugalia.