Rajoni konsiderohet atraktiv për të rinjtë e Maqedonisë së Veriut – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rajoni konsiderohet atraktiv për të rinjtë e Maqedonisë së Veriut

18:01 | 16/10/2021
në Kryesore
0

Për të rinjtë e Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë shkathtësi të ndryshme profesionale, gjithnjë e më atraktive po bëhen vendet e rajonit, në krahasim me vendet më të largëta të Evropës apo botës, thonë agjencitë ndërmjetësuese për punësim.

Darkov Vellkov, menaxher i platformës Vrabotuvanje.mk (Punësimi mk), kompani kjo e cila bën ndërlidhjen e punëdhënësve me ata që kërkojnë punë në sektorë të ndryshëm, thotë për Radion Evropa e Lirë se për dallim nga më herët, kur si destinacione atraktive për punësimin paraqiteshin Dubai, Katari apo Malta, tani gjërat kanë ndryshuar shumë dhe këto vende janë zëvendësuar me ato të rajonit.

Vellkov thotë se në fokus të interesimit të të rinjve mbeten vendet e Evropës si Gjermania apo Italia, por shton se së fundmi vërehet trend i kërkesave për punë në kompanitë prestigjioze të rajonit, ku në krye të listës mbetet Kroacia me sektorin e turizmit, si dhe vendet tjera ku funksionojnë kompani të huaja, të cilat punojnë me teknologji të avancuar dhe ofrojnë kushte të leverdishme pune.

Read more

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

“Kuptuam se nevojitet një lloj krejtësisht tjetër i shkathtësive, të cilat të punësuarit duhet t’i disponojnë për të funksionuar me sukses një biznes i caktuar.

Kjo do të thotë se një person i caktuar edhe kur nuk e ka të kryer fakultetin që kërkohet nga punëdhënësi, por disponon me kompetencat e nevojshme, ai në atë rast me siguri do ta fitojë punën” thotë Vellkov, i cili është një nga organizatorët e panairit rajonal online për punësim.

Vellkov thotë se punë ka, por mungojnë punëtorët me kualifikim përkatës për kryerjen e punëve ku përdoret teknologji e avancuar.

“Duhet investuar më shumë në përfshirjen e të rinjve në procesin e punës që nga viti i parë i shkollave të mesme profesionale, pasi të rinjtë e kualifikuar arrijnë shumë shpejt të gjejnë punë dhe me profesionalizmin e tyre i detyrojnë punëdhënësit të ofrojnë kontrata pune më të leverdishme”, thotë Vellkov.

Ndërkohë punëdhënësit kërkojnë që të investohet më shumë në zhvillimin e më shumë sesioneve informuese dhe trajnimeve të ndryshme të personave që kërkojnë punë, në mënyrë që ky kuadër të afrohet me standardet që kërkohen nga tregu i punës.

Salim Hasani, nënkryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë së Veriut, i cili drejton dhe një kompani ndërtimi, thotë për Radion Evropa e Lirë se, kompanitë po përballen me probleme serioze për gjetjen e kuadrit të kualifikuar për më shumë punë specifike.

“Këtë problem e kemi shumë vështirë të zgjidhim pasi mungon kuadri i specializuar për punë specifike. Ndërtimet kanë marrë hov si dhe teknologjitë e ndërtimit janë në zhvillim të sipër, pasi kërkesat kanë të bëjnë me plotësimin e standardeve më të larta. Për këtë arsye nevojitet kuadër profesional për implementimin e teknologjive të reja”, thotë Hasani.

Ai thotë se ndjehet seriozisht mungesa e kuadrit profesional, andaj theksojnë se hartimi i një platforme ku do të përfshihen të gjitha vendet e rajonit, do të mundësojë lidhjen e punëdhënësve me kuadrot që kanë shkathtësi në profile të caktuara.

“Kuadrot profesionale për punë më të rralla, është e vështirë të ofrojnë shërbime permanente në një treg kaq të vogël siç është Maqedonia e Veriut”, thotë Hasani.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka paralajmëruar se Qeveria, nga viti i ardhshëm, do t’i subvencionojë ato kompani, të cilat do të punësojnë të rinj nga mosha 15 deri 29-vjeçare pasi të kenë përfunduar shkollën e mesme apo arsimin e lartë.

Por punëdhënësit thonë se të rinjve veçanërisht nga mosha 16 deri në moshën 20-vjeçare duhet t’iu mundësohet të realizojnë punë praktike në kompani të ndryshme, pasi kjo periudhë ka rol kyç në aftësimin e të rinjve me shkathtësi profesionale dhe nxitjen e sipërmarrësisë tek ata, në këtë mënyrë ata të mbeten në vend.

Në bazë të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave, shkalla e papunësisë në tremujorin e dytë të këtij viti ka arritur në 15.9 për qind, përkatësisht 150 mijë e 141 persona të cilët kërkojnë punë.

Në bazë të këtyre të dhënave, është zvogëluar për 9 mijë, numri i qytetarëve të cilët kërkojnë punë, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Megjithatë shkalla e papunësisë në mesin e të rinjve është shumë më e lartë nga mesatarja, pasi 33.3 për qind e të rinjve deri në moshën 29-vjeçare janë pa punë, gjegjësisht 49 mijë e 955 persona.

Ka raste kur për një pozitë pune duhet të pritet deri në dy vjet./REL

Etiketa: “Maqedonia e VeriutRajoni konsiderohet atraktiv për të rinjtë

Të Lidhura

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

nga 27
16:00 | 16/12/2025
0

Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas hetimeve te SPAK dhe masave të sigurisë të vendosura nga Gjykata e...

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

nga 27
15:46 | 16/12/2025
0

Prokuroria e Shkodrës ka dërguar në gjyq katër persona, të akuzuar se përmes një faqeje interneti premtonin se jepnin makina...

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

nga 27
15:44 | 16/12/2025
0

“Rilindja” nuk i lëshon bijtë e saj as kur janë në burg, të dënuar si trafikantë kokaine. Edhe nga qelia,...

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

nga 27
15:30 | 16/12/2025
0

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka firmosur sot tre dekrete që lidhen me drejtimin e strukturave të Forcave të Armatosura....

Para
Nafta bie në bursa, ndërsa Bordi e rrit/ Ibrahimaj: Aspak e vërtetë…

Rrëfehet Ibrahimaj: Si e mësova “live” që Rama më bëri ministre

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –

16:00 | 16/12/2025
Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

15:46 | 16/12/2025
Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –

15:44 | 16/12/2025
EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –

15:30 | 16/12/2025
Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –

Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –

15:22 | 16/12/2025

Më Të Lexuarat

  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –
  • Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –
  • Armando Subashi i dërgon në burg Viktor Çervanakut dhuratën e Krishtlindjeve, firma e tij merr tenderin 300 MLN lekë –
  • EMRAT/Begaj shkarkon Komandantin e Forcës Tokësore, emëron pasuesin. Ndryshime edhe te Forcat Detare –
  • Qeveria do mbajë qëndrim të qartë –
  • SPAK i kërkon Kuvendit të autorizojë arrestimin e Belinda Ballukut –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • SPAK mbërriti në “kopshtin privat” të Ramës, AKSHI nën akuzë –
  • Premtuan makina me qira online, morën paratë dhe u zhdukën, Prokuroria Shkodër çon në gjyq 4 persona –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com