Rai 2 reportazh për Shqipërinë mbi drogën dhe armët (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rai 2 reportazh për Shqipërinë mbi drogën dhe armët (film)

17:35 | 24/03/2019
në Kryesore
0

Gazetari Leonardo Zelino ka transmetuar në emisionin “Dossier” në Rai2 një reportazh të gjatë prej 47 minutash për Shqipërinë të titulluar “Shqipëria rajoni 21-të i Italisë”.

Gazetari e nis sërish nga Shijaku nga biseda me Iglin, një trafikant droge dhe armësh. Igli i rrëfen se mban pak drogë në shtëpi për ta provuar klientët dhe pjesën e tjetër e mban në një magazinë. Më pas i tregon edhe një kallashnikov për të cilin thotë se “mbron parcelat dhe mallin. Ku do të shkojë kjo drogë? Do vijë te ju në Itali” – thotë Igli.

Reportazhi bën më pas një histori të shkurtër të Shqipërisë që pas rënies së komunizmit nisi në fillim të çonte emigrantë në brigjet italiane. Më pas do të nisin trafiqet, fillimisht ai i cigareve dhe më pas trafiku i drogës.

Read more

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

“Nëse kontrabanda mori një goditje të fortë në vitet 2000, trafiku i drogës nuk është ndalur asnjëherë madje Adriatiku është bërë autostrada e trafikantëve. Sipas raportit të Europol 2017, Shqipëria është laboratori kryesor për kultivimin dhe trafikimin e marijuanës. Për kontinentin e vjetër ajo është një lloj Kolumbie e drogës” – thuhet në reportazhin e Rai2.

Në reportazh flet drejtori i Përgjithshëm i policisë së Shtetit Ardi Veliu sipas të cilit shifrat e 2018-ës janë më të mirat e 30 viteve të fundit. Veliu thotë se janë gjetur vetëm pak plantacione ndërsa janë bërë qindra orë fluturime së bashku me GDF.

Më pas flet ish-kryeministri Sali Berisha që hedh poshtë shifrat e kreut të policisë. “Importi i bananeve është rritur me 10 fish. Brenda kontenierëve ose ka banane, ose ka diçka tjetër” – thotë Berisha që shton se “nëse plantacionet në fusha të hapura janë pakësuar janë shtuar ato në sera pasi çdo javë tonelata të tëra shkojnë në Itali, ose në Turqi për tu shkëmbyer me heroinë” – thotë Berisha.

Gazetari Leonardo Zelino citon më pas autoritetet policore italiane sipas të cilave grupet kriminale shqiptare kanë hyrë në marrëveshje me kartelet kolumbiane të drogës njëlloj si Ndragheta.

Më pas gazetarët rikthehen në Shikak të cilin e konsiderojnë se “qendrën e Avdulajve” të cilët u goditën pak pas zgjedhjeve të 2017-ës. Dokumentari nxjerr edhe përgjimet e prokurorisë. Igli trafikanti i drogës thotë se me drogë bëhen para dhe me para blihen vota. “A ndodhi kështu në zgjedhjet e fundit? Kështu do të ndodhë edhe në zgjedhjet e ardhshme” – thotë Igli.

Dokumentari flet më pas protestat e opozitës, largimet e ministrave të Brendshëm Saimir Tahiri dhe Fatmir Xhafaj për shkak të problemeve të familjarëve të tyre me drogën.

“I blenë zgjedhjet. Raporti i ministrave teknikë përpara zgjedhjeve të fundit, thonë këtë gjë. Tani ka prova të prokurorisë që këtë e bëri qeveria e Partisë Socialiste. Nuk mund të ketë stabilitet pa demokraci dhe shtet të së drejtës” –thotë Lulzim Basha.

“Rregullat në demokraci janë të qartë. Është sovrani, populli që është ligji, ka një mandat për ta respektuar dhe nuk mund të vihet në diskutim nga minorancë që ka të gjitha të drejtat të diskutojë se çfarë mendon, or nuk ka të drejtë të imponojë asgjë” – i përgjigjet kryeministri Edi Rama.

“Blerja e votës. Po ka ekzistuar ashtu siç ka në Itali, apo në vende të tjera, por që blerja e votës të vendosë zgjedhjet, kjo nuk ekziston” – thotë Rama.

Më poshtë ndiqni të plotë reportazhin e Rai2.

http://www.tg2.rai.it/dl/tg2/rubriche/PublishingBlock-8f49a286-7527-4264-9979-72b4aca618d8.html

Etiketa: DossieremisioniLeonardo ZelinoRai 2 reportazh për Shqipërinë mbi drogën dhe armëtRai2reportazhShqiperiaShqipëria rajoni 21-të i Italisë

Të Lidhura

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

nga 27
23:31 | 16/03/2026
0

Ish-zv.komandanti i Forcës detare, Artur Meçollari foli për çështjen e Porto Romanos, duke thënë se nuk ka studim fizibiliteti. Gjatë...

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

nga 27
22:53 | 16/03/2026
0

në mbledhjen e Kryesisë u miratua edhe grupi i punës për modernizimin e komunikimit digjital të partisë, që nga aksesi...

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

nga 27
22:31 | 16/03/2026
0

Evi Kokalari ka njoftuar se do të garojë për kryetarin e Partisë Demokratike, duke u bërë kështu rivalja e parë...

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

nga 27
22:05 | 16/03/2026
0

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli,...

Para
Gjata: Prokuroria fsheh përgjime të Alizotit me figura të larta në PS

Gjata: Prokuroria fsheh përgjime të Alizotit me figura të larta në PS

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –

23:31 | 16/03/2026
“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

“Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

22:53 | 16/03/2026
Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

Raportim në DASH për çdo manipulim votash –

22:31 | 16/03/2026
Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –

22:05 | 16/03/2026
pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –

21:41 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –
  • Raportim në DASH për çdo manipulim votash –
  • Deri tani vetëm Berisha ka kandiduar –
  • pesë të rinj rrahin dy vëllezër, ndërhyn policia –
  • Shqipëria shpall Iranin shtet terrorist, zbardhet iniciativa e Ramës në Kuvend –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kompanitë europiane nuk kthyen përgjigje –
  • “Revolucion” digjital në PD, mbledhja e Kryesisë cakton 7 anëtarët e grupit për komunikimin –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com