“Racizimi” i Maks Velos i ka rrënjët në komunizëm – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Racizimi” i Maks Velos i ka rrënjët në komunizëm

17:40 | 11/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Erl Kodra

Mendova të mbaj njëlloj distance nga dita e vdekjes së Maks Velos, për të shkruar këto radhë. Maksi i shkretë iku nga kjo botë pas një jete plot vuajtje dhe mungesa, por edhe i përcjellë me vlerësime dhe respekt për çka ishte si njeri dhe artist.

Mundet që shumë njerëz nuk do të pëlqejnë ato që do të shkruaj. Me gjasë, do të jetë ajo pjesë e zërave të spikatur publik që mendojnë se veriorët, ose malokët, ose gegët janë ndryshe, dhe se qasja ndaj tyre duhet të jetë po ndryshe.

Read more

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin –

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –

Unë nuk mendoj se Maks Velo ishte një racist, por, mendoj se ai, për arsye naive, të pakuptueshme dhe të palogjikshme, kishte rënë pre e një strategjie të stërholluar, të ngritur në sistem nga regjimi terrorist i Enver Hoxhës, dhe që, ironikisht vazhdon edhe sot e kësaj dite nga shumë zëra publik.

Le të shohim më në thellësi këtë fenomen, që tashmë nuk mund të cilësohet vetëm i tillë, por gati një mendësi shtetërore, e ngritur në sistem nga terroristi Enver Hoxha, që edhe sot e kësaj dite po i kushton rëndë kombit tonë.

Demonizimi i veriorëve ose gegëve të Shqipërisë nga regjimi i Enver Hoxhës është kryer në mënyrë sistemike, duke filluar para vitit 1944, përgjatë konsolidimit të regjimit terrorist, deri në vitin 1990. Gjenocidi politik kundër klerit katolik dhe posaçërisht kundër françeskanëve ishte i pashembullt. Po ashtu, u ndaluan autorët gegë, ku mes tyre shquhen emrat e Padër Anton Harapi dhe Padër Gjergj Fishta, dy gjigandë të letërsisë dhe të mendimit shqiptar. U rrënuan kisha dhe xhamia, u vranë dhe u pushkatuan pa gjyq nga partizanët dhe komunistët shqiptarë para dhe pas lufte me mijëra burra dhe djem nga Malësitë e Veriut.

Gazeta Panorama e datës 12 Tetor 2019, shkruan: “Me 9 gusht 1949, pas vrasjes së Bardhok Bibës në Mirditë, Mehmet Shehu kishte dhënë urdhër për të kryer një masakër, në formë hakmarrjeje. Telegrami i dërguar prej tij nga Rrësheni, në adresë të Enver Hoxhës (Komandanti), vetëm dy ditë pas vrasjes së Bardhok Bibës, zbulon aksionin e paprecedentë që komunistët do të kryenin në 24 fshatra të Mirditës. Listat e arrestimeve ishin gati. Madje, Mehmet Shehu kishte bërë kategorizimin në tre grupe, ku veçonte se cilët do të pushkatonte, cilët do të burgoste dhe cilët do të çonte në internim.
“Do të arrestojmë 132 mirditorë, 31 prej të cilëve do të pushkatohen me urgjencë, 84 do të burgosen e 17 të tjerë do të dërgohen në internim”-, shkruante Mehmet Shehu për Enver Hoxhën, për masakrën e tmerrshme që do ta kryente vetëm pas dy ditësh.

Letërsia e realizmit socialist dhe artet pamore i portretizonin veriorët ose gegët si njerëz, të të trashë prapambetur, të pagdhendur, që flasin trashë, që nuk dinë shkrim e këndim (sic!), me zakone prapanike, kriminelë dhe diversantë. Merreni me mend; kjo lloj qasje bëhej kundër shumicës së popullsisë shqiptare, nëse kemi parasyshë se veriorë, përndryshe gegë janë dy të tretat (2/3) e kombit shqiptar. Në vazhdën e asaj qasje ishte edhe Kongresi i Drejtëshkrimit të Gjuhës Shqipe, ku u imponua si bazë e shqipes zyrtare elemente thelbësore të dialektit toskë.

Maks Velo ishte një artist i vuajtur dhe i pakornizuar, me aktivitet të spikatur në disa fusha të artit, ku shkëlqimin më të madh e pati si piktor. Ai ishte një zë interesant në disa fusha, por, urrejtja e tij patologjike kundër më shumë se gjysmës së kombit mbetet e pashpjegueshme me terma jetësor; se nga i buronte ajo urrejtje shtazarake dhe e pamotiv.

Unë e di se kjo është një ndër temat më të ndjeshme publike, por gjithashtu e di, se është e domosdoshme që të ndryshojë qasja publike kundrejt veriorëve ose “malokëve”, por edhe për figurat e shquara të identitetit tonë kombëtar si At Gjergj Fishta (dhe jo vetëm).

P.S. Ju lutem paraprakisht, të mos përdoren sharje dhe fyerje për askënd, përjashto terroristët Enver Hoxha dhe Mehmet Shehu.

Etiketa: "Racizimi" i Maks Velos i ka rrënjët në komunizëmerl kodragegëtkomunizëmMaks Velomalokëtracizimirrënjëtveriorët

Të Lidhura

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin –

nga 27
21:40 | 17/05/2026
0

Egnatia shpartalloi Elbasanin me rezultatin 0 me 4 në duelin e dytë të “Final 4”, duke e bërë garën për...

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

nga 27
21:26 | 17/05/2026
0

Egnatia shpartalloi Elbasanin me rezultatin 0 me 4 në duelin e dytë të “Final 4”, duke e bërë garën për...

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –

nga 27
20:50 | 17/05/2026
0

Një breshkë deti është gjetur e ngordhur pasditen e sotme në plazhin e Zvërnecit në Vlore. Breshka kishte dëmtime në...

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –

nga 27
20:44 | 17/05/2026
0

Të gjitha bizneset e mëdha me të ardhura mbi 14 milionë lekë kanë afat deri më 6 qershor që të...

Para
Moti i keq, trageti i Durrës-Ankona devijon për në Bari

Rinis udhëtimi i trageteve drejt Italisë? Reagon Autoriteti Portual në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin –

21:40 | 17/05/2026
Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

21:26 | 17/05/2026
Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –

Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –

20:50 | 17/05/2026
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –

20:44 | 17/05/2026
Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –

Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –

20:42 | 17/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin –
  • Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –
  • Pushuesit hasin një breshkë deti të ngordhur në plazhin e Zvërnecit –
  • Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –
  • Tatimet u lënë afat bizneseve deri më 6 qershor për “paqen fiskale” –
  • Turistët paralajmërohen në Ulqin, shkelësit rrezikojnë deri 500 euro gjobë –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta, ja skenari ku Dinamo pretendon titullin –
  • Renditja e “FINAL 4”/ Tre skuadra me pikë të barabarta –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com