“HEC-et do vrasin industrinë e turizmit në atë zonë”
Iniciativa” Qytetarët për Parkun”, nesër në mesditë do të dalin para kryeministrisë për të protestuar kundër ndërtimit të hidrocentraleve mbi lumin e Valbonës. Drejtues të kësaj lëvizjeje në një njoftim për mediat thonë se turizmi në këtë zonë duhet mbrojtur pasi “Kjo industri e cila prej vitesh është përballur me indiferencën e vetë pushteteve, duke i mangësuar asaj infrastrukturën për një zhvillim sa më të qëndrueshëm tanimë po përballet me ekzekutimin e saj. Qeveria e mëparshme i miratoi, ndërsa kjo tjetra po i zbaton verbërisht!!! Përgjatë lumit që i jep emrin Parkut, do të ndërtohen 10 hidrocentrale. Një prej tyre, më i madhi është Hidrocentrali i Dragobisë. Kompania ndërtuese pretendon se ka marrë miratimin e banorëve të zonës duke treguar një listë. Por banorët thonë se lista është e manipuluar, madje në të ka emra të personave që kanë vdekur prej kohësh” thuhet në njoftimin e shpërndarë nga iniciativa” Qytetarët për Parkun”.