Qeverisje gallatë me kryeministër shakator – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeverisje gallatë me kryeministër shakator

13:36 | 25/05/2016
në Opinion
0

Nga Luljeta Progni

Një bisnesmen e pyet sa emra ke, përfaqësuesit të FMN-së i thotë mos tund kokën se kështu është siç them unë, zv.ambasadorit amerikan i hakërrehet: “Nuk po ikin investitorët amerikanë”. E njëjta gjë edhe me ambasadorin gjerman. Ky është spektakli që ofron Edi Rama. Kryeministri tallet dhe po na tall të gjithëve e ministrat e zyrtarët e tij gajasen me këtë sjellje si pa të keq.

Një shfaqje banale e vënë sot në një skenë ku kishte shumë investitorë të huaj e vendas, diplomatë edhe përfaqësues të institucioneve më të rëndësishme ndërkombëtare financiare, si FMN e Banka Botërore. Pyetja e Ramës drejtuar bisnesmenit shqiptar: Ke një emër apo dy, ka shkaktuar ilaritet të madh në sallë sepse s’mund të jetë ndryshe, ne jemi bërë për t’u talluar. Por, me këtë batutë nuk qeshi as ambasadori gjerman, as përfaqësuesja e Bankës Botërore e as ai i Fondit Monetar Ndërkombëtarë. Përfaqësuesi i FMN-së ishte madje shumë serioz, kur përcolli mesazhin e qartë nga institucioni që ai përfaqëson.

Read more

Kosovë, na fal për 12 vite!

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

“Biznesi në Shqipëri nuk ka besim tek administrata tatimore…administrata tatimore duhet të përmirësojë punën përsa i përket llogaridhënies dhe luftës kundër korrupsionit. Ka ndryshime të shpeshta të rregullave”, tha Reinke.

Ka qënë pikërisht ky konstatim i shefit të FMN-së për Shqipërinë që ka shkaktuar nervozizëm të kryeministri Rama. Pa argument dhe me gjuhë arrogante, kryeministri është përpjekur të kundërshtojë përfaqësuesin e FMN-së. “Mos ma tund kokën Jens, se është kështu siç po them unë!”. Kjo fjali e ka gajasur fare edhe ministrin e Financave, i cili i ngazëllyer e ka falenderuar kryeministrin shakator duke i kaluar fjalën një sipërmarrësi.

Ishte biznesmeni amerikan që quhej Patrik, i cili është ankuar te kryeministri për dëmin që një zyrtar i kishte shkaktuar biznesit të tij, por dhe shumë afaristë të tjerë. Përgjigja e kryeministrit është spektakolare, siç do ta quante, ministri Ahmetaj: “Patrik je bërë shumë shqiptar. Kjo ka kaluar tani vërtet do ta tregosh këtë histori…? Eshtë rregulluar me paketën fiskale të korrikut”, tha Rama.

“Po, por unë dua ta ndaj, pasi ju nuk keni marrë masa për personin që e hartoi paketën fiskale. Ai duhet të mbajë përgjegjësi për dëmin ndaj biznesit, por vazhdon të jetë ende në punë”, tha me tej biznesmeni amerikan dhe me siguri e kishte fjalën për ndonjë si Arben Ahmetaj.

Por, nuk ka mjaftuar gallata. Rama nuk kishte si të kursente kreun e Dhomës Amerikane të Tregtisë, një ndë kritikët e politikave fiskale të kësaj qerverie. “Përfaqësues dhomash tregtie të huaja flasin për investitorë të huaj që largohen nga Shqipëria, duke iu referuar “Bankers-it” dhe koncesionarit të aeroportit. Nuk ka patur gjermanë në aeroportin e Rinasit. Se dëgjoj që flasin ikën gjermanët. Nuk pasur gjermanë. Ata kanë ikur me kohë. Po këta përfaqësues dhomash thonë se po ikën Bankers-­i. Ai s’ka ikur thjesht po shitet.”

Më pas radha do t’i vinte fenomenit Shukri.  Përmes këtij skandali të “Rilindjes” më punësimet, Rama sërish tallet dhe s’ka asnjë hezitim të thotë: “Unë e di se është seksi të bësh një debat për skandalet që ndodhin me disa persona që duan të bëjnë punësime të tilla, e kam fjalën për 2, 5 apo 10 raste”, tha kryeministri Rama. Edhe kjo shaka ka gajasur fare Ahmetajn e ofiqarët e tjerë të Ramës.

Por, ambasadorit gjerman e të tjerëve,  për çudi…nuk iu ka qeshur buza me këto shaka të kripura të kryeministrit. Ata vetëm hapin sytë e habiten se si mund të ketë një vend me një kryeministër e qeveri të tillë që qeverisin me batuta në funksion të një propagande banale, në një vend të zhytur në papunësi e varfëri, i sunduar nga krimi, fijet e të cilit nisin në qeverisjen e katundeve  e përfundojnë në Parlament. Është ky vend ku nuk reagon askush, ndërsa kryeministri vazhdon e shet gallatë popullit të tij, më të vafërit në Europë.

Etiketa: ambasadori gjermanArben AhmetajBankersgallatëinvestitorët amerikanëkryeministershakator

Të Lidhura

Kosovë, na fal për 12 vite!

Kosovë, na fal për 12 vite!

nga 27 ok
16:35 | 18/04/2025
0

Nga Ethem Aga  Çdo udhëtim i shpeshtë Francë-Shqipëri, për mua ka një ndalesë të gjatë edhe në Kosovë. Në hyrje...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Ndjej si ju brengat, por këtë herë t’i japim një shans Shqipërisë

nga 27 ok
12:37 | 14/03/2025
0

Nga Ervin Salianji Listat emërore ne çdo rast kanë objeksione dhe qendrime, secili anetar ka njerëzit e tij të preferuar,...

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

Nuk frikëson më, tregon frikën që e ka vetë

nga 27 ok
19:16 | 25/02/2025
0

Nga Ervin Salianji Për ata që janë pasionantë ose hulumtues në psikologji, ditët e fundit Kryeministri është vetofruar si kazus,...

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

Letër-përgjigje përsëritësit më të madh në korrupsion, krim, zullum e shpifje!

nga 27 ok
16:25 | 13/01/2025
0

Nga Ervin Salianji Autokratuci që ka shtypur, dhunuar, varfëruar dhe shpopulluar Shqipërinë neveriti dhe pështirosi dje të madh e të...

Para
FBI arreston shqiptaro-amerikanin e dyshuar për terrorizëm

FBI arreston shqiptaro-amerikanin e dyshuar për terrorizëm

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com