Qeveria u hap rrugën investimeve strategjike në zonat e mbrojtura – – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeveria u hap rrugën investimeve strategjike në zonat e mbrojtura –

16:53 | 13/02/2024
në Aktualitet, Kryesore
0

Përmes një truku procedurial, Këshilli i Ministrave kërkon të ndryshojë rrënjësisht ligjin për Zonat e Mbrojtura, duke i hapur rrugë ndërtimit brenda tyre të projekteve strategjike. Drafti i qeverisë shmang konsultimin publik dhe është sipas aktivistëve mjedisorë, edhe më i rrezikshëm se sa varianti i deputetëve socialistë.

Një draft i detajuar propozimesh i qeverisë së kryeministrit Edi Rama për ndryshimin e ligjit “Për Zonat e Mbrojtura” i jep atribute Këshillit Kombëtar të Territorit që të vendosë për shfrytëzimin e këtyre zonave në varësi të lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit, duke i hapur ligjërisht rrugën investimeve strategjike brenda tyre.

Drafti i qeverisë, të cilin BIRN e disponon, u dërgua në Kuvend me emërtimin “dhënie mendimi” për projektligjin e inicuar nga një grup deputetësh socialistë – një truk procedurial ky që duket se tenton të shmangë konsultimin publik. [Lexo draftin e plotë të Qeverisë për Zonat e Mbrojtura]

Megjithatë, drafti i qeverisë rrëzon thelbin e propozimit të deputetëve, që synonte plotësimin e kërkesës së kryetarëve të bashkive për marrjen e një roli aktiv në administrim e zonave të mbrojtura, por rithekson synimin tjetër për të ulur nivelin e mbrojtjes së tyre.

Në dokumentin e miratuar në mbledhjen e fundit të qeverisë bashkohen propozime që vijnë nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia e Zhvillimit të Territorit dhe ministri të tjera.

Propozimet kryesore për ndryshimin e ligjit të vitit 2017, që vendos kufizime të shumta për veprimtaritë brenda Zonave të Mbrojtura, vjen nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës si dhe Agjencia e Zhvillimit të Territorit.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë propozon që projektet strategjike brenda zonave të mbrojtura të përfshihen mes aktiviteteve të lejuara.

Sipas draftit, kjo ministri propozon që “në zonat e mbrojtura mjedisore lejohet ndërtimi vetëm për projekte strategjike, të cilat konsiderohen nga shteti me potencial të lartë për zhvillimin e ekonomisë së vendit”.

Agjencia e Zhvillimit të Territorit propozon gjithashtu që të jetë pikërisht KKT-ja e drejtuar nga kryeministri Edi Rama që të shpallë zonat e mbrojtura, ”si organi më i lartë vendimmarrës i planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe që ka në përbërjen e vet pjesën më të madhe të anëtareve të Këshillit të Ministrave”.

“I njëjti rregull duhet të vendoset edhe për Kurorën e Gjelbër (e parashikuar në nenin 23) apo edhe nëse kufijtë e zonave të mbrojtura rishikohen dhe ndryshohen, qoftë me zmadhimin apo zvogëlimin e zonës së mbrojtur, miratimi duhet të kryhet nga KKT-ja, me propozim të institucioneve përgjegjëse për zonat e mbrojtura,” thuhet në propozim.

Ndërkohë lidhur me veprimtaritë e lejuara në zonat e mbrojtura sipas draftit qeveritar ato të përcaktohen me vendim të KKT-së për shpalljen e zonës së mbrojtur apo me miratimin e lejeve të zhvillimit dhe ndërtimit me rregullore të veçantë.

Në ligjin e 2017-ës në fuqi këto veprimtari duhej të përcaktoheshin qartësisht në planet e menaxhimit të ZM-ve.

Paraprakisht qeveria kërkon që të quhen veprimtari të lejuara; “investimet strategjike dhe veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të ekselencës, 5 yje ose më shumë, në fushën e turizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse ose në funksion të tyre, pavarësisht nëse kjo përcaktohet në vendimin e KKT-së për shpalljen e zonës së mbrojtur”.

Po ashtu të lejohen “veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të agroturizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse ose në funksion të tyre, pavarësisht nëse kjo përcaktohet në vendimin e shpalljes së zonës së mbrojtur.”

Aktivistët mjedisorë, të cilët e kanë kundërshtuar draftin e parë të propozuar nga deputetët socialistë, i thanë BIRN se drafti i qeverisë ishte edhe më i rrezikshëm.

“Mendimi i Këshillit të Ministrave na çon nga shiu në breshër,” tha Taulant Bino, drejtues i shoqatës së Ornitologjisë. “Tani ligji i Zonave të Mbrojtura kthehet në ligj legalizimi dhe investimi strategjik. Çdo gjë që ndalohej mund të lejohet nga KKT,” shtoi ai.

Bino shpjegoi më tej se drafti e kthen KKT-në në “Zot të Zonave të Mbrojtura”, pasi i jep kompetenca për të miratuar rregullore, për të vendosur për objektet e paligjshme, investime të ashtuquajtura strategjike e çdo gjë tjetër.

Edhe Nihat Dragoti, ekspert i Zonave të Mbrojtura pranë Institutit për Ruajtjen e Natyrës në Shqipëri, INCA, i tha BIRN se qëllimi kryesor i draftit ishte lejimi i investimeve strategjike në Zonat e Mbrojtura.

“Që kur thua investime strategjike bie ndesh me parimin e ligjit, sepse ato cënojnë rëndë bregdetin dhe lagunat,” tha ai duke e quajtur propozimin më “skandaloz” të draftit.

Dragoti theksoi gjithashtu se propozimet e reja janë shumë kontradiktore dhe vetëm sa shtojnë artifica mbi ligjin ekzistues, me qëllimin për t’i dhënë të drejtën ekskluzive KKT-së në vendimmarrje duke eleminuar planet e menaxhimit që janë baza e Zonave të Mbrojtura.

Në draftin e dorëzuar në Kuvend, qeveria ka rrëzuar propozimin e deputetëve për administrimin e 20% të zonave të mbrojtura nga bashkitë, por u ka lejuar atyre që të shfrytëzojnë kullotat. Qeveria parashikon gjithashtu krijimin e një strukture paralele me Administratën e Zonave të Mbrojtura, të quajtur Zyra e Administrimit të Parqeve Kombëtare (ZAPK), një institucion tekniko-administrativ në varësi të ministrisë përgjegjëse për zonat e mbrojtura, i organizuar në nivel qendror dhe rajonal.

Të gjitha vendimet e qeverisë për shpalljen e Zonave të Mbrojtura do të rishikohen brenda 6 muajve nga hyrja në fuqi e ligjit dhe brenda 18 muajve, Këshilli i Ministrave dhe ministria përgjegjëse do të miratojnë aktet e nevojshme për shpalljen e zonave të mbrojtura.

Drafti i ri i qeverisë pritet të shqyrtohet dhe të miratohet në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese dhe Mjedisit pa konsultim me aktorët civilë, pasi dëgjesat publike me organizatat mjedisore ky komision i zhvilloi mbi draftin e deputetëve. /Reporter.al/

Read more

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert –

Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës –

Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit –

Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë –

Të Lidhura

nga 27
23:00 | 11/05/2026
0

Rezultatet e fundit të Milanit, që kanë vënë në dyshim sigurimin e pjesëmarrjes në Ligën e Kampioneve për kuqezinjtë, kanë...

Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës –

Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës –

nga 27
22:32 | 11/05/2026
0

Gruaja e re që u gjet e vdekur sot pasdite në Vlorë, është mbytur në ujërat e detit dhe trupi...

Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit –

Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit –

nga 27
22:00 | 11/05/2026
0

Vlora ka mbetur sërish pa ujë të pijshëm. Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë ka njoftuar qytetarët se, për shkak të një...

Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë –

Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë –

nga 27
21:04 | 11/05/2026
0

Kombëtaret e moshave në vitin e fundit, përtej mungesës së rezultateve po shënojnë, po shoqërohen nga një fenomen shumë shqetësues,...

Para
“U kujtove të mbledhësh brekët”, Rikja përplaset me Ilnisën (VIDEO) –

"U kujtove të mbledhësh brekët", Rikja përplaset me Ilnisën (VIDEO) -

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert –

Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert –

23:00 | 11/05/2026
Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës –

Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës –

22:32 | 11/05/2026
Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit –

Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit –

22:00 | 11/05/2026
Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë –

Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë –

21:04 | 11/05/2026
Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën –

20:48 | 11/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert –
  • Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës –
  • Janë stakuar të gjitha stacionet e ujësjellësit –
  • Futbollisti braktis fanellën kuqezi dhe lejohet nga FIFA t’i bashkohet përfundimisht Greqisë –
  • Pogradeci një hap larg Superiores, triumfon ndaj Besës, gati të përballet me Teutën –
  • Zani i “7 Liqeneve” merr 1,3 MLD lekë në KPP/ Historia e pazarit të Gentian Llogos, beniaminit të Ballukut! Korrupsioni i bllokoi ujin Kolonjës dhe Picarit

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Tare drejt largimit nga Milani? Klubi fitues i dy titujve në Serinë A në vitet e fundit i hap dyert –
  • Detaje të reja për gruan e gjetur pa shenja jete në bregdetin e Vlorës –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com