“Qeveria nuk ma ka mbyllur gojën”, kritiku i burgosur i Kremlinit: Njerëzit të kapërcejnë frikën – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Qeveria nuk ma ka mbyllur gojën”, kritiku i burgosur i Kremlinit: Njerëzit të kapërcejnë frikën

22:59 | 09/09/2022
në Bota
0

Politikani i opozitës ruse Ilya Yashin është në burg, por ai refuzon të heshtë. Llogaritë e tij në rrjete sociale përditësohen rregullisht me anekdota për jetën e tij në paraburgim ose me video komente që kritikojnë sundimin e presidentit, Vladimir Putin. Ai jep intervista për media nga qelia, duke u dhënë përgjigje me shkrim pyetjeve, përmes avokatëve të tij. Ai përdor paraqitjet në gjykatë si një mundësi për të folur kundër luftës në Ukrainë, gjë për të cilën ai po ndiqet penalisht.

“Deri më tani autoritetet nuk kanë arritur të më mbyllin gojën,” i tha zoti Yashin agjencisë “Associated Press” në një letër të gjatë të shkruar me dorë nga një qendër paraburgimi në Moskë, e dërguar përmes avokatëve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

“Opozita duhet të thotë të vërtetën dhe të nxisë një rezistencë paqësore kundër luftës… Është shumë e rëndësishme të ndihmojmë njerëzit të kapërcejnë frikën. Por njeriu mund të motivojë njerëzit vetëm me shembullin e tij personal”, shtoi ai.

Read more

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

Zoti Yashin, 39 vjeç, është një nga figurat e pakta të shquara të opozitës që ka refuzuar të largohet nga Rusia pavarësisht presionit të paprecedentë që autoritetet kanë ngritur mbi kundërshtarët, vitet e fundit. Ai thotë se largimi nga Rusia do të kishte ndikuar në autoritetin dhe vlerën e tij si politikan.

Një kritik i ashpër i Kremlinit, aleat i zëshëm i udhëheqësit të burgosur të opozitës, Alexei Navalny dhe anëtar i një këshilli bashkiak të Moskës, Yashin u arrestua në qershor. Autoritetet e akuzuan atë për përhapjen e informacionit të rremë në lidhje me ushtrinë ruse, një vepër e re penale për të cilën, nëse dënohet ai përballet me 10 vjet burg.

Akuzat kundër zotit Yashin thuhet se lidhen me një video të transmetuar drejtpërdrejtë në platformën “YouTube”, në të cilën ai fliste për ukrainasit që u vranë në periferi të Kievit, Bucha. Ai i hedh poshtë akuzat si të motivuara politikisht.

Të premten, një gjykatë në Moskë e zgjati paraburgimin e tij edhe për dy muaj të tjerë, deri më 12 nëntor. “Mos u shqetësoni, gjithçka është në rregull. Rusia do të jetë e lirë”, tha politikani teksa policia e nxirrte nga salla e gjyqit.

Zoti Yashin i shkroi përgjigjet në pyetjet e “Associated Press” në qelinë e tij të vogël në burgun famëkeq “Butyrskaya” të Moskës, të cilën ai e ndan me disa njerëz të tjerë.

Dita e tij atje fillon në orën 6 të mëngjesit dhe përfundon në orën 22:00, shkruan ai, dhe përfshin një shëtitje, tre vakte, disa inspektime dhe shumë kohë të lirë. Kështu që ai e kalon kohën duke shkruar dhe lexuar.

Javën e kaluar, prindërit e tij e vizituan atë në paraburgim. Nëna e tij, Tatyana, i tha “Associated Press” në një intervistë telefonike se ai “po mbahej mirë dhe nuk pendohej për asgjë”.

Ajo tha se rreziku i arrestimit të djalit të saj ekzistonte prej vitesh, që nga viti 2012, kur arrestimet pasuan protestat masive në Moskë mbi raportet për manipulime të gjera në zgjedhjet parlamentare.

Ajo që e befasoi zotin Yashin ishte se me sa respekt e trajtuan oficerët e zbatimit të ligjit, ata thirrën avokatët e tij për të dhe pas bastisjes e lejuan të paketonte sendet personale për t’i marrë me vete në burg. Njëri shprehu respekt për vendimin e tij për të qëndruar në Rusi pavarësisht rrezikut të arrestimit, ndërsa një tjetër e quajti atë “një armik të denjë”.

Në paraburgim, si të burgosurit ashtu edhe gardianët janë vërtet të habitur kur dëgjojnë se politikani po përballet me 10 vjet burg “për disa fjalë kundër luftës”, shkroi zoti Yashin:

“Në Rusi, gjykatat japin dënime më të shkurtra për vjedhje, sulme, përdhunime dhe ndonjëherë edhe vrasje”.

Me të gjitha protestat e shtypura dhe shumicën e udhëheqësve të opozitës që largohen nga vendi, përhapja e fjalës është bërë përpjekja kryesore për shumë njerëz.

Edhe pse politikani i opozitës, Alexei Navalny është në burg, ekipi i tij vazhdon të publikojë video për korrupsionin dhe bëjnë transmetime të rregullta të drejtpërdrejta në kanalet e politikanit në “YouTube”. Tre kanalet më të njohura aktualisht kanë së bashku mbi 10 milionë abonentë.

Kanali i zotit Yashin në “YouTube”, i përditësuar rregullisht edhe pas arrestimit të tij me analiza lajmesh dhe komente politike, ka afro 1.4 milionë abonentë. Shumica e videove të tij gjatë gjashtë muajve të fundit i janë kushtuar luftës dhe kritikave ndaj Kremlinit për të.

“Kërkesa për një këndvështrim alternativ është shfaqur në shoqëri,” tha zoti Yashin për “Associated Press”.

Denis Volkov, drejtor i “Levadas”, qendrës së pavarur të Rusisë që kryen hulumtime të opinionit, tha për “Associated Pres” se ndikimi i burimeve të pavarura të informacionit në Rusi është rritur vitet e fundit falë publikimit të videove në “YouTube” si alternativë ndaj televizionit shtetëror.

“Njerëzit lexojnë pak, por shikojnë shumë,” tha Volkov.

Ilya Yashin tha si përpara arrestimit dhe gjatë paraburgimit, ai ka parë shumë pak mbështetje për luftën në Ukrainë, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të autoriteteve për të kontrolluar debatin dhe për të eliminuar çdo kritikë apo zë kundërshtues.

Kremlini ka këmbëngulur për muaj të tërë se ka mbështetje dërrmuese për sulmin në Ukrainë. Vetëm këtë javë, zëdhënësi i Presidentit Vladimir Putin, Dmitry Peskov përsëriti edhe një herë se “shumica absolute” e rusëve qëndron pas vendimit për dërgimin e trupave në Ukrainë.

Prapa hekurave të qelisë, lufta diskutohet gjerësisht dhe në mënyrë aktive, tha zoti Yashin, dhe ato ndahen në dy grupe, pajtimi se Rusia është futur në një krizë të madhe, ose zhgënjimi nga sukseset modeste të Moskës në fushën e betejës.

“Jam i bindur se duke u përfshirë në luftë, Putini ka nisur numërimin e ditëve të fundit në pushtet. Ai dha gjithçka, por i bëri llogaritjet gabim…”

Rreshtat e fundit të letrës së tij nga burgu ofrojnë shpresën e tij për të ardhmen.

“Jam i bindur se vendi im, në fund të fundit, do të bëhet pjesë e një bote të lirë dhe të qytetëruar,” thotë ai.

“Por askush nuk do ta fitojë këtë betejë për ne. Është vetëm përgjegjësia jonë.”/VOA/

 

Etiketa: burgosurfrikagojaKremlinikritikuQeveria

Të Lidhura

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

“Washington Examiner”: Lufta ligjore në Shqipëri, si e ndihmoi Biden narkoshtetin e preferuar të Sorosit

nga 27 ok
12:04 | 01/02/2025
0

"Washington Examiner", përmes një artikulli të gjatë, analizon se si administrata e ish-presidentit amerikan, Joe Biden, ndihmoi narko-shtetin e Edi Ramës,...

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

Pas SHBA, edhe Zvicra ndërpret fondet për Shqipërinë

nga 27 ok
12:02 | 01/02/2025
0

Pas Shteteve të Bashkuara që vendosën të ngrijnë fondet për institucionet shqiptare, deri në një rishikim të të gjitha programeve...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

SHBA ndërpret të gjitha fondet për Shqipërinë, konfirmohet edhe për SPAK-un

nga 27 ok
15:37 | 30/01/2025
0

Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar një notë diplomatike të gjithë institucioneve më të larta shqiptare, ku njoftohet ndërprerja...

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

“Epoka e Artë sapo ka filluar”/ Premtimet e Trump në fjalimin e parë si President i SHBA

nga 27 ok
20:31 | 20/01/2025
0

Donald Trump është betuar këtë të hënë (20 janar 2025) si presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në fjalimin...

Para
Rrëzohet padia e Trump ndaj Hillary Clinton dhe FBI-së, Gjykatësi: Denoncimi ishte një manifest…

Rrëzohet padia e Trump ndaj Hillary Clinton dhe FBI-së, Gjykatësi: Denoncimi ishte një manifest...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë

15:59 | 03/12/2025
Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

15:55 | 03/12/2025
Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar

12:47 | 04/08/2025
Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?

22:00 | 03/08/2025
“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

“Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”

16:07 | 26/06/2025

Më Të Lexuarat

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?
  • Sapo ikën austriakët, Avni Ponari uli dëmshpërblimet e SIGAL për qytetarët e dëmtuar
  • Kombëtarja e të rejave U20 mundet nga Serbia me 94 pikë diferencë! Këto janë talentet e shkollave 12 milionë euro të Fidel Yllit?
  • “Dritëhijet e botës dixhitale – Një rrëfenjë nga e ardhmja”. Vodafone Albania lançon fushatën “Prindërimi dixhital”
  • Inaugurohet faza e dytë e projektit në mbështetje të fëmijëve jetimë në Shqipëri

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Ç’do të ndodhë me hetimet?! SKY ECC nuk vlen më si provë
  • Samir Mane nën hetim nga SPAK: Biznesmeni, drejt arrestimit për pastrim parash?

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com