Administrimi i Tatimit Mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) do të jepet me koncesion, në formën e Partneritetit Publik-Privat. Zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj, njoftoi në një dekalratë për mediat, nisjen e procedurave për këto koncesion. Sipas Beqirajt, qëllimi i këtij koncesioni është përmirësimi i grumbullimit të TVSH-së.
Beqiri: Tender ndërkombëtar për garën. Koncensioni 10 vjet, investimi 9.57 milionë euro
Zëvëndësministrja konfirmoi kështu se aksioni antiinformalitet zbuloi probleme me indetifikimin e transaksioneve, falsifikim kuponash dhe mosgjurmim i mallrave në dogana, ndaj lindi ideja për koncesionin e TVSH-së.
Numri dy i Financave garantoi se ky process do të jetë transparent, pasi gara për përgjedhjen e kompanisë do të bëhët nëpërmjet një tenderi të hapur ndërkombëtar.