Qeveria ka akorduar një fond prej 5 milionë dollarë për fituesin e tenderit “Rritja e sigurisë fizike e dixhitale në shkollat e arsimit të mesëm”. Projekti i qeverisë përfshin 60 shkolla në të gjithë vendin 6 prej të cilave janë në Tiranë.
Drejtuesit e “Petro Nini Luarasi”, një prej shkollave të përfshira në këtë projekt, thonë se ka vetëm tre kamera sigure jashtë ambienteve, të cilat nuk mjaftojnë. Përveç Tiranës kamera sigure do të vendosen edhe në qytete të tjera si Berat, Elbasan, Korçë, Gjirokastër, Shkodër, Vlorë, Fier.