Qeset me ndihma çohen tek Ministria e Brendshme?! SHÇBA: Janë pakot që iu gjetën shefit të Rinasit (film) – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qeset me ndihma çohen tek Ministria e Brendshme?! SHÇBA: Janë pakot që iu gjetën shefit të Rinasit (film)

16:05 | 02/12/2019
në Kryesore
0

Paraditen e sotme Aleanca për Mbrojtjen ka publikuar disa video, ku qese me ndihma nga organizata bamirëse për personat e prekur nga tërmeti, janë futur në ambientet e Ministrisë së Brendshme.

Gjithçka është dokumentuar nga aktivistët e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit, ku shihet se qeset me ndihma shkarkohen nga një makinë me targa private, dhe më pas futen në ambientet e brendshme të instituicionit.

“Në Ministrinë e Brendshme shkarkohen qese me ndihma nga Fundjavë Ndryshe. Ndihmat e mbledhura nga qytetarët për të mbijetuarit e tragjedisë së tërmetit kanë gjetur rrugën për në zemër të kryeqytetit, larg zonave e njerëzve të prekur. Filmuar pak më herët nga anëtarë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatri”.

Read more

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –

Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –

Mirëpo burime zyrtare nga Ministria e Brendshme insistojnë se qeset i përkasin rastit në Rinas, dhe janë në cilësinë e provave materiale.

Reagimi i SHÇBA-së: 

Lidhur me pamjet filmike të publikuara në rrjete sociale e më pas në disa media online, ku shfaqen punonjës të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) që shkarkojnë disa pako, sqarojmë se:

Pakot me ndihma janë prova materiale të sekuestruara në operacionin e datës 28.11.2019, ku u arrestuan në flagrancë 2 punonjës policie, 1 punonjës i Shërbimit Zjarrfikës, si edhe u proceduan penalisht 2 shtetase për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Shpërdorimit të detyrës”.

Procedimi i shtetasve të mësipërm u krye pas hetimeve të zhvilluara në lidhje me publikimin e një video në media, ku shfaqeshin pamje të transportimit e përvetësimit të një sasie të konsiderueshme pakosh ushqimore (të sekuestruara në cilësinë e provës materiale) të destinuara për banorët e prekur nga situata e tërmetit.

Me urdher te Prokurorise, të gjitha provat materiale të sekuestruara gjatë këtij operacioni janë magazinuar pranë magazinës së Drejtorisë së Përgjithshme të SHÇBA-së, ku është mbajtur proces-verbali përkatës.

Drejtoria e Pergjithshme e SHÇBA, e cila po heton rastin konkret i ka zyrat në godinën e Ministrisë së Brendshme.

SHÇBA apelon mediat të kontaktojne per te marre informacion zyrtar per lajme qe lidhen me Sherbimin, per te shmangur dizinformimin e qellimshem te publikut.

SHÇBA fton qytetarët dhe mediat te denoncojne çdo rast abuzimi, duke vene ne dispozicion numrin falas 0800 90 90.

https://www.facebook.com/110243613751205/posts/130224938419739?sfns=mo

“Për pyetjen tonë se pse po bëhej shkarkimi i ndihmave të Fundjavë Ndryshe te Ministria e Brendshme, morëm përgjigje se po sillen si provë materiale. Mos qeshni të dashur qytetarë, provë materiale, pikërisht kështu. Por sipas Kodit të Procedurës Penale e dimë që provat materiale dorëzohen ne polici e prej aty kalohen në Prokurori dhe JO në Ministrinë e Brendshme”, shkruan Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

https://www.facebook.com/110243613751205/posts/130226211752945?sfns=mo

Pak ditë më parë u arrestua dhe shefi i Komisariatit të Policisë në Rinas, i cili përvetësoi ndihmat e dhëna për banorët e prekur, duke i çuar në banesën e vjehrrës së tij.

Abuzimet me shpërndarjen e ndihmave janë një nga fenomenet më skandaloze të kësaj situate të vështirë që po kalon vendi, dhe tregon dhe njëherë babëzinë e shtetit, dhe personave me pushtet, për të marrë çtë mundin nga qytetarët. /Faxnews/

Etiketa: Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit KombëtarAmbientet e ministrise se brendshmeministria e BrendeshmeNdihmatQeset me ndihmaQyetaret e prekur nga termetivjedhjet

Të Lidhura

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –

nga 27
23:26 | 12/03/2026
0

Nuk ka fitues në aktin e parë të sfidës së 1/8 të finaleve të Europa League mes Bolognas dhe Romës....

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

nga 27
23:10 | 12/03/2026
0

Në mbrëmje u luajtën ndeshjet e radhës në Europa League. Barazim 1-1 ndërmjet Celta Vigos dhe Lyon, në sfidën e...

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –

nga 27
22:32 | 12/03/2026
0

Një zjarr ka rënë në një banesë në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”, ku një i moshuar,...

Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –

Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –

nga 27
21:52 | 12/03/2026
0

Pastrimi i parave në ekonominë shqiptare po zhvendoset nga modelet sporadike drejt arkitekturave të qëndrueshme dhe më të sofistikuara. Në...

Para
Banorët e Unazës strehojnë 200 familje të prekura nga tërmeti në banesat që do të shembte Rama

Banorët e Unazës strehojnë 200 familje të prekura nga tërmeti në banesat që do të shembte Rama

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –

Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –

23:26 | 12/03/2026
Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

23:10 | 12/03/2026
Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –

Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –

22:32 | 12/03/2026
Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –

Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –

21:52 | 12/03/2026
Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri) –

Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri) –

21:30 | 12/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –
  • Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –
  • Tiranë, banesa përfshihet nga flakët, i zoti i shtëpisë humb jetën –
  • Ja si bëhet pastrimi i parave të krimit në ekonominë shqiptare –
  • Ishte arrestuar më parë për prostitucion, këshilltari bashkiak genjen në deklarim (Emri) –
  • Tërheqja e trupave nga Kosova rrezikon paqen në Ballkan –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Roma dhe Bologna ndajnë pikët, kthimi në Olimpico vendimtar –
  • Nottingham zhgënjen në Angli, AEK feston me Strakoshën, fitore për Fiorentinën –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com