Qentë dhe psikiatria – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qentë dhe psikiatria

13:55 | 10/05/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Nga Edmond Tupja

Para gati një jave, duke lundruar në internet, më saktë në Yahoo, mësova diçka që vërtet më intrigoi, madje më intrigoi aq sa m’u forcua bindja se së shpejti koronavirusi do t’i kishte ditët të numëruara.

Po, po, lexuese e lexues të ankthshëm të rubrikës sime, koronavirusi do t’i kishte ditët të numëruara, falë një risie, në sajë të së cilës shkenca mjekësore do ta zbulonte praninë e tij tek çdo qenie njerëzore shpejt, lehtësisht, lirë e me sigurinë më të madhe.

Read more

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Ja si qëndron çështja: Në Francë, Dominique Grandjean-i, profesor në shkollën veterinare të Maisons-Alfort-it të rrethit të Val-de-Marne-s, qenka shprehur se janë bërë disa prova për të parë nëse qentë mund të diktojnë koronavirusin dhe se rezultatet qenkan vlerësuar si premtuese: Bruce, një qen pastor dy vjeç, i stërvitur më parë për të gjetur personat e zhdukur, si edhe për zbuluar praninë e lëndëve shpërthyese, ka arritur të pikasë, sigurisht falë nuhajtjes, praninë e koronavirusit në një provëz apo shishkë, aq më tepër që tashmë dihej se ata, pra qentë, janë të aftë të diktojnë disa sëmundje virale tek lopët, demat e buajt.

Gjithsesi, nëse qentë mund t’i bëjnë njerëzimit një shërbim të tillë, sigurisht që edhe mjekësia shqiptare do të përfitojë jashtëzakonisht prej atyre, madje jo vetëm ajo, por edhe ekonomia jonë. Si kështu? Mund të habiten lexueset dhe lexuesit e mi ose të karantinuar, ose të shtetrrethuar, ose të vetizoluar, ose të ngujuar.

Po, po, besomëni, sepse gjithë qentë e rrugëve e të rrugicave, e shesheve e të sheshnajave, e fushave e të fushnajave, me matrikulla ose jo veshëve, do të mund të regjistrohen në shkolla qensh brenda dhe jashtë vendit për t’u specializuar si zbulues virusesh, mikrobesh e bakteriesh të dëmshme për shëndetin publik e privat, kolektiv e individual, politik e ekonomik etj., etj. Në këtë pikë, më duhet t’i kujtoj, sidomos popullatës së kryeqytetit, largpamësinë e Erion Veliajt, i cili, para disa vitesh, gjatë mandatit të tij të parë si kryebashkiak, u kërkoi tërë fëmijëve kryeqytetas të birësonin nga një qen secili, nismë kjo që dështoi në mënyrë të shkëlqyer, por, sikur të kishte dalë me sukses, çdo familje shqiptare ( sidomos me shumë fëmijë) mund të ishte pasuruar sikur qeni apo qentë e birësuar prej asaj të bëheshin me gjasë po aq të ditur e të dobishëm sa edhe pastori Bruce, në radhë të parë për Shqipërinë, por edhe për vendet e Bashkimit Europian dhe, natyrisht, për mbarë njerëzimin.

Ç’mrekulli mallëngjyese do të ishte për çdo kryeqytetas apo provincial shqiptar të shihte tek dera e çdo shtëpie, e çdo institucioni publik apo privat, e çdo ministrie dhe, pse jo, edhe tek hyrja e kryeministrisë apo e presidencës së Republikës, një qen (mashkull apo femër qoftë), që i afrohet atij, e nuhat butë-butë në fytyrë, e lëpin ëmbël-ëmbël tek hunda e tek buzët, pastaj  nëse ai,  kryeqytetasi apo provinciali, rezulton negativ ndaj koronavirusit, qeni tund bishtin gëzueshëm dhe i hap rrugën, por nëse rezulton pozitiv, atëherë ai i urinon (në rastin më të mirë) ose i lëshon (në rastin më të keq) një kacarrum shtazor taze tek këpucët duke e detyruar me të lehurat e tij gjëmimtare të kthehet mbrapsht pa humbur kohë.

Nga ana tjetër, po në Yahoo, mësova që në Francë gjithashtu, në spitalin psikiatrik Saint-Anne të Parisit, personeli mjekësor et sanitar kishte vënë re se, qysh në fillimet e epidemisë së koronavirusit, pjesëtarët e tij ishin prekur nga covid-19-a në masën 19 përqind, kurse pacientët e tyre vetëm në masën 3 përqind! E njëjta dukuri është vërejtur edhe në spitale të tjera psikiatrike në Francë, por gjithashtu edhe në Kinë, Spanjë e Itali. Duke u nisur nga këto të dhëna, mjekët e spitalit psikiatrik Sainte-Anne kanë arritën në përfundimin se pacientët e tyre janë më të mbrojtur se ata vetë nga koronavirusi si pasojë e mundshme e veprimit të medikamenteve psikotrope që përdoren gjerësisht në këta lloje spitalesh.

Midis këtyre barnave shkencëtarët janë përqendruar në veçanti te klorpromazina, që përdoret për të kuruar çrregullimet e bipolaritetit dhe të skizofrenisë, çka e konfirmojnë edhe eksperimentet e para që janë bërë in vitro në bashkëpunim me Institutin Pasteur, sipas të cilave, a priori, ekziston un veprim antiviral i klorpromazinës ndaj SARS-CoV-2-shit, kushëri me të cilin duhet të jetë edhe covid-19-a. Në këtë pikë gjithashtu, kam mendimin se do të ishte e dobishme, duke pasur parasysh rrethanat e rrepta të ngujimit ku jetojmë, sikur në strukturat më të rëndësishme të pushtetit qendror, por edhe të atij vendor, të kishte psikiatër të aftë e të trajnuar enkas në mënyrë që klorpromazina t’u jepej menjëherë kuadrove drejtuese, veçanërisht në majë të piramidës sonë shtetërore, në rastin më të parë të molepsjes së tyre nga covid-19-a, duke i mbrojtuar kështu ata – një rrugë e dy punë – edhe nga bipolariteti ose skizofrenia, dy sëmundje këto me rrezikshmëri fort të lartë për individët që qëndrojnë në pushtet më gjatë sesa  dëshiron e duron populli!

Etiketa: edmond tupjaKoronavirusinuhatjaqentQentë dhe psikiatriashkenca mjekësoreYAHOO

Të Lidhura

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

nga 27
17:07 | 16/03/2026
0

Nga Boldnews.al Gjykata e Lartë ka rrëzuar ankimin për sekuestrimin e disa pajisjeve kompjuterike të kompanisë “Gogel”, në pronësi të Arbër...

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

nga 27
16:51 | 16/03/2026
0

Partia Demokratike nuk do të marrë nesër pjesë në seancën plenare. Reagim për shtyp i kryetarit të grupit parlamentar të...

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

nga 27
16:35 | 16/03/2026
0

Më 26 shkurt, Komisioni Evropian i paraqiti vendeve anëtare Raportin e Vlerësimit të Pikave të Ndërmjetme, IBAR, për grupkapitullin e...

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

nga 27
15:27 | 16/03/2026
0

Ish-presidenti francez Nicolas Sarkozy do të paraqitet në Gjykatën e Apelit të Parisit për një proces të ri lidhur me...

Para
Shënohet viktima e dytë e gripit në Maqedoninë e Veriut

Rritet numri i të infektuarve në Maqedoninë e Veriut, konfirmohen 20 raste të reja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –

17:07 | 16/03/2026
Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

16:51 | 16/03/2026
Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –

16:35 | 16/03/2026
Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –

15:27 | 16/03/2026
Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –

14:47 | 16/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –
  • Bllokohen negociatat, 27 vendet anëtare pa vendim për Shqipërinë! Këshilli i BE: Disa vende…… –
  • Nicolas Sarkozy paraqitet në Gjykatën e Apelit, ish-presidenti francez rrezikon 10 vite burg –
  • Rama bëri thirrje lufte nga Kuvendi, koha që t’i përgjigjemi me revoltë popullore –
  • Çfarë ndodhi në Vlorë? Rama shfaqet i nervozuar gjatë mbledhjes me deputetët (Video) –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Pastrim parash me kompaninë “One”? Gjykata e Lartë rrëzon Arbër Veliajn dhe “Gogle” –
  • Seancë e thirrur pa rend dite të miratuar –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com