Qëndrimi/ Mediat e diasporës nuk janë kazan që të lajnë llumin e një kryeministri zhulan e shejtan – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Qëndrimi/ Mediat e diasporës nuk janë kazan që të lajnë llumin e një kryeministri zhulan e shejtan

20:45 | 02/03/2019
në Kryesore, Shqiperi
0

Editorial nga /flasshqip.ca/

I mblodhi Majko në Samit ca shqiptarë të diasporës, u dha ca souvenire kineze në formë shqiponje dhe aq deshën ca e ca të merrnin krahë. O pika… Majkos e shumë të tjerëve! A thua u mblodhën kryetarët e shteteve në Samit e të dilnin me marrëveshje, se në fakt Samiti këtë kuptim ka.

Por jo, shqiptarët i përdorin emrat, titujt, medaljet, konferencat si të duan për t’u krekosur në zbrazëtinë intelektuale brenda dhe rreth e qark.

Read more

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

Doli kryeministri më i padëshiruar i të gjitha kohërave në samitin e diasporës dhe cilësoi sërish me të njëjtin epitet mediat që nuk i dalin në krah. Kazan i quajti sërish se nuk gjen dot emërtim tjetër në bagazhin e llumit mendor që e ka pllakosur. I duhet të përpiqet shumë këto kohë të gjejë fjalët, nuk rrjedh më në ligjërime sepse ai tashmë e di që është tejkonsumuar dhe si një rrobë e përdorur shumë duhet hedhur. Fati i tij është që mund të riciklohet, pasi bota sot ka mjetet e duhura për të ricikluar shumëçka, përfshirë mbeturinat humane.

Një nga mjetet për ta ricikluar kryeministrin në ikje është edhe media, sigurisht ato që janë kazane investimesh të pista bashkëqeveritare mund t’ia kryejnë këtë shërbim me pasion, sepse asnjë kazan tjetër mediatik, aq më pak mediat e diasporës nuk mund ta lajnë e ta shplajnë llumin e një kryeministri zhulan e shejtan.

Mediat e diasporës po të marrim krahasimin që bërë Edvin Rama me kazanin, do të ishin kazane artizanale me vlerë të çmuar sepse janë krijuar me përkushtimin e njerëzve të punës. Ato nuk mund të shiten as të blihen, pasi ato kanë arritur statusin e objektit të rëndësisë së veçantë që ruhen prej ligjit të pashkruar të dashurisë për atdheun.

Prandaj sado që kryeministri zhulan, shejtan e mjeran në ikje i quan kazan, kusi a tepsi, mediat e diasporës do të vazhdojnë të kontribuojnë në dobi të së vërtetës sado e hidhur të jetë ajo për këdo. Fati i madh yni është që nuk na komplekson dot as një emërtim prej tunxhi apo alumini, kështu që i sugjerojmë kryeministrit në ikje të zgjerojë fondin e fjalorit të shqipes.

Pas kësaj të heqë dorë nga teatraliteti i vjetëruar i sjelljeve të tij. Është kaq i parashikueshëm në veprime saqë nuk bën më as për të qeshur e as për të menduar. Thjesht për të vjellë!

Prandaj dhe shumë prej shqiptarëve të Diasporës nuk morën pjesë në Samitin teatral. Ata shmangën rastin për të vjellë në ndërtesat historike shqiptare në respekt të atdheut. Shumë syresh preferuan t’i përgjigjen publikisht ftesës, duke e refuzuar atë. Shumë të tjerë zgjodhën indiferencën për të mos u përzierë në çështje korruptive qeverie me buxhete të fryra Samitesh, në kohën kur shqiptarët e Shqipërisë janë në kufijtë e mbijetesës mendore e materiale.

Nga ata që shkuan kishte ca naivë që ende besojnë se batutat e kryeministrit do ndryshojnë Shqipërinë dhe se brekushet janë një element artistik i pamjes së përgjithshme. Siç kishte edhe të tjerë ushtarë partie apo të mjerë për imazh që rendin pas çdo lideri a qeverie të kapin kockën butaforike.

Këtë rradhë ishte në formë shqiponje, e cila iu dha pothuajse të gjithëve atyre që ishin në listat e propozuara për Anëtarë të Këshillit të Diasporës. Menduan t’ua bënin qejfin të gjithëve me një kockë, duke ditur se përkëdhelja e sedrës së dikujt me një titull është një mënyrë për t’u prerë hovin që mund t’u kthehej kundër. Dhe kështu..Samiti mbylli dyert me sukses, me buzëqeshjen vesh më vesh të Majkos që mirëpret çdo batutë të shejtanit e zhulanit në ikje, me shpresën dhe ëndrrën e fjetur të zëvendësimit të tij.

Toronto 2 mars 2019

Etiketa: Artan Gjyzel HasaniDiasporëflasshqip.cakazanKryeministrillumiPandi Majkoqendrimisamiti i diasporesshejtanzhulan

Të Lidhura

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

nga 27
14:00 | 25/12/2025
0

Nga Ferdinand Dervishi Filmi “Kumbari” i regjisorit Francis Ford Coppola, pjesa e dytë, viti 1974, bazuar në historinë e MAFIA-s amerikane,...

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

nga 27
13:46 | 25/12/2025
0

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në Rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur “Ura e Vocit”. Dy...

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

nga 27
13:20 | 25/12/2025
0

Tre punonjës të Bashkisë së Vlorës janë pezulluar nga detyra që prej datës 19 dhjetor 2025, pasi dyshohet se në...

Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

nga 27
13:06 | 25/12/2025
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme në Tiranë, ku një 27-vjeçar është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia e...

Para
U plagos gjatë punës, ndërron jetë 40-vjeçari shqiptar në Itali

U plagos gjatë punës, ndërron jetë 40-vjeçari shqiptar në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –

14:00 | 25/12/2025
Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

13:46 | 25/12/2025
Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –

13:20 | 25/12/2025
Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –

13:06 | 25/12/2025
Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –

Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –

12:50 | 25/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –
  • Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –
  • Vodhën karburant nga mjetet e punës, pezullohen 3 punonjësit e Bashkisë së Vlorës –
  • Tiranë/ 27-vjeçari bie nga lartësia e pallatit ku banonte, dërgohet urgjent në spital –
  • Firmosa nën presionin e Evis Berberit për tunelin e Llogarasë –
  • Me besim dhe shpresë për Krishtilindje më të mira vitin e ardhshëm –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kodi i MAFIA-s dhe kodi i Don Agasit –
  • Aksident në Rrugën e Arbrit, plagoset një person –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com