Gjykata e Apelit dhe e Krimeve të Rënda ka lënë në fuqi vendimin me 21 vite burg për shtetasin Selman Aliaj i cili është autori i vrasjes së babait të tij .
Kujtojmë se 29 vjeçari e vrau babain e tij Fejzo Aliaj më 22 dhjetor 2017, ku pasi e goditi me çekiç e hodhi në liqenin e Farkës për të humbur gjurmë, i cili u gjet nga kalimtarë të rastit.
Në dëshminë e tij në gjyq, Aliaj tha se e vrau babain pasi ai i kishte thënë se gruaja me të cilën do të martohej “do ta kishin përgjysmë”.
Në këtë moment, Aliaj e ka qëlluar të atin me një çekiç artizanal pas koke, duke bërë që ai të humbasë ndjenjat.
Më pas, e ka dërguar me mjetin e vëllait te Liqeni i Farkës dhe e ka goditur sërish në ballë me çekiç, pasi sipas tij, ishte ende gjallë.
Mbikëqyrje me 4 “flamuj” korrupsioni, ja kujt ia dha Agolli 686 MLN lekë
Kreu i FSHZH, Dritan Agolli, ka vulosur shfrytëzimin e 685 milionë lekëve për dy tenderë jo ligjor! Në fakt tashmë...