Persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri tip kallashnikov në drejtim të banesës së shefit të qarkullimit të Mirditës, Gjovalin Toma, 53-vjeç.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 të mëngjesit të kësaj të shtune, ndërsa fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar.
Plumbat kanë prekur murin e shtëpisë në aksin Lezhë-Shëngjin, ndërsa në brendësi të saj janë gjetur dy plumba.