Prej orëve të para të mëngjesit së kësaj të martë, qarku i Korçës është pushtuar nga mjegulla duke krijuar vështirësi për drejtuesit e mjeteve.
Policia Rrugore vjen me një apel për drejtuesit e mjeteve, ndërsa i bën atyre thirrje që të kufizojnë shpejtësinë dhe të respektojnë rregullat e qarkullit.
Gjithashtu bëhet e ditur nga Shërbimet e policisë që drejtuesit te shmangin lëvizjet e panevojshme pasi rezulton se ne akset nacionale fushëpamja është e kufizuar.