Kryeministri Edi Rama ka publikuar disa foto në rrjetet sociale nga pallatet e përfunduara në kuadër të procesit të rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019.
Rama nuk e ka zbuluar vendndodhjen por kërkon nga komentuesit ta gjejnë se ku ndodhet ky qytet.
“A e gjeni dot ku është ky qytet?”, ka shkruar kryeministri Edi Rama krah fotove.