Ish -deputeti i Shkodrës, Ramiz Çobaj ka deklaruar ditën e sotme se ai nuk beson më në një Parti Demokrartike të bashkuar. Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai ka ironizuar sloganin “Për një PD më të bashkuar”, duke bërë publik largimin nga puna të dy administratorëve të njësive Postribë dhe Dajç të bashkisë Shkodër.
Sipas tij, slogan i PD-së është tallës, pasi vetëm po i ndan demokratët dhe nuk po i bashkon. “Drejt bashkimit të PD-SË? Përgjigjen e japin dy urdhërat e largimit nga puna (pa motivacion) të dy administratorëve të njësive Postribë dhe Dajç të bashkisë Shkodër, njëkohësisht edhe kryetarë grupseksionoesh në këto njësi. Sa tallës duket slogan Për një PD më të bashkuar”…”, shkruan ai në Facebook.
Ndërsa shprehet se në këtë pikë PD nuk po mbron dot as veten dhe zor të flitet për bashkim a ringritje.