AKT, fushtatë për të shfrytëzuar problemet e Turqisë e Greqisë
Qeveria shqiptare po synon të tërheqë tregun e turistëve në Rusi në një kohë që ata kanë si destinacione tradicionale Turqinë e Greqinë. Ideja për të shfrytëzuar problemet me të cilat përballen këto dy vende, të cilat janë përfshirë nga kriza e refugjatëve dhe terrorizmi, ka bërë që drejtuesit e Agjensisë Kombëtare të Turizmit të angazhohen për të përfshirë Shqipërinë në hartën turistike të Rusisë. Ardit Çollaku, drejtor i AKT, ka thënë për mediat se një marrëdhënie e re po lidhet mes institucioneve shqiptare të turizmit dhe agjencive turistike në Rusi. “Sapo jam kthyer nga një vizitë në Moskë dhe Kazan ku u takova me homologët e mi për të diskutuar turizmin. Rusët e vlerësojnë faktin se Shqipëria nuk është prekur nga kriza e refugjatëve dhe ne zbuluam se kishte një nivel të lartë interesi nga pala tjetër,” është shprehur Çollaku. Por a është e gatshme Shqipëria për një “bum turistik” rus. Përgjigjia është jo. Vendi ynë me 1160 njësi turistike ka vetëm 40,000 shtretër. 80 për qind e hoteleve shqiptare kanë vetëm 20 deri në 40 dhoma.