Një punonjës i gjendjes civile në Vllahinë të Vlorës, është ndaluar nga policia pasi në bashkëpunim me disa persona të tjerë kanë regjistruar një shtetas me gjeneralitetet e një personi tjetër që kishte vdekur në 1997.
Gjithashtu në ndjekje është shtetasi E.K, punonjësi i kompanise ‘Aleat’, pasi i ka vënë gjurmët e gishtave për aplikim për pasaportë të personit me iniciale V.Z.
“Në kuadër të operacionit u bë shpallja në kërkim e shtetasve V.Z., i cili ka aplikuar për pasaportë me gjeneralitetet e një personi tjetër që kishte ndërruar jetë ne vitin 1997, por nuk e kishin ç’regjistruar nga Regjistri i Gjendjes Civile, si dhe E.K, punonjësi i kompanise ‘Aleat’, pasi i ka vënë gjurmët e gishtave për aplikim për pasaportë të personit V.Z”, sqaron policia.