Detaje të reja janë mësuar lidhur me 34-vjeçarin Vuk Boriloviç, i cili është autori për masakrën në Cetinje.
Mediat serbe kanë bërë me dije se Vuk kishte punuar në Parkun Kombëtar për më shumë se pesë vjet, dhe kishte mbajtur rolin e shefit të shërbimit të higjienës së mjedisit.
Kolegët e përshkruanin si një njeri punëtor por së fundmi kishte rënë në sy se ishte kthyer në një “ujktëi vetmuar”.
Shkonte në punë, bënte atë që duhej të bënte dhe më pas izolohej duke u distancuar nga kolegët.
Vuk Boriloviç ka vrarë dje 10 persona në Cetinje dhe më pas është vrarë nga Policia.
Sipas dëshmitarëve okularë, sulmuesi fillimisht ka vrarë fqinjën dhe fëmijët e saj, pas së cilës e ka telefonuar bashkëshortin e vrarë dhe i ka treguar se çfarë kishte bërë.
Më pas, sipas të njëjtave burime, ai vazhdoi sulmin, duke shtënë në drejtim të fqinjëve dhe kalimtarëve.