Publikohet lista nga 2003-2020/ Këta janë praktikuesit e Jehovait që kanë kryer vetëvrasje – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikohet lista nga 2003-2020/ Këta janë praktikuesit e Jehovait që kanë kryer vetëvrasje

17:48 | 06/07/2020
në Kryesore, Shqiperi
0

Read more

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË) –

Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –

“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte… –

në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje –

Ngjarja tragjike e ndodhur të enjten e kaluar (2 korrik 2020) ka tronditur mbarë opinionin publik dhe vetë autoritet shqiptare. Në zonën e Kombinatit, u gjetën të pajeta në banesën e tyre, Zhaneta Josifi dhe e bija e saj 30-vjeçare Anisa Josifi. Vajza tjetër, Blerta 33 vjeç, ishte në gjendje të rëndë për jetën, por u dërgua menjëherë në spital dhe mundi të mbijetojë.

Kjo ngjarje e padëgjuar më parë në Shqipëri, ka bërë që media dhe autoritetet përkatëse të kthehen pas në kohë, pasi nuk është hera e parë që praktikues të Jehovait, vetëflijohen në emër të ringjalljes. Në 17 vitet e fundit, kanë humbur jetën 14 persona, praktikues të sektit fetar “Dëshmitarët e Jehovait”, të cilët dyshohen se janë vetëflijuar në emër të ringjalljes.

Një rast është shënuar në vitin 2003 në Karbunarë të Lushnjës, ku një 17-vjeçare vrau veten me armë zjarri, por në një letër lamtumire dha detaje për aktin e rëndë. E reja shkruante se pas vdekjes do të shkonte afër Zotit dhe do të ringjallej. Ajo kishte pak kohë që ishte shpallur praktikante e Dëshmitarëve të Jehovait.

Ngjarjet e vitit 2005 që tronditën të gjithë opinionin publik shqiptar inkriminojnë organizatën “Dëshmitarët e Jehovait” ndoshta jo drejtpërdrejtë, por si nxitëse përmes doktrinës së tyre fetare

10 janar 2005, Marenglen Tarja, gjendet i vetvarur në Mushqetë të Tiranës. 16-vjeçari frekuentonte prej pak kohësh godinën ku kryente aktivitetin sekti “Dëshmitarët e Jehovait” në Mushqetë. Marenglen Taraj u vetvar me litar në një pemë pranë shtëpisë së tij. Ngjarja ndodhi ditën e dielë dhe sipas disa bashkëmoshatarëve të viktimës Marengleni kishte deklaruar më parë: “Tani e kam radhën unë…Po të vdesësh të dielën është mirë, se ringjallesh të hënën…”

12 shkurt 2005, Alda Cena, nxënëse në klasën e pestë në qytetin e Fierit u gjet e vetëvarur në tualetin e shtëpisë. Fillimisht u fol se vajza e mitur kishte përqafuar “Dëshmitarët e Jehovait” dhe kjo u bazua në disa fletushka që policia gjeti në shtëpinë e viktimës. Por ky version i policisë u hodh poshtë që në fillim nga të afërmit e viktimës. Edhe versioni zyrtar e përjashtoi një gjë të tillë.

17 shkurt 2005, vetëm pesë ditë pas vetëvrasjes së Aldës, vetëvaret bashkëmoshatarja e saj nga Tirana, Joana Rajdho, me prindër të divorcuar. Joana u gjet e vetëvarur nga gjyshërit e saj (nga nëna) në banjën e shtëpisë. Fillimisht, si shkak i vetëvrasjes u cilësua një notë katër, që ajo kishte marrë në lëndën e matematikës, por më pas dhe problemet familjare. Por shokët dhe shoqet e Joanës deklaruan të kundërtën. Ata thanë se vajza e vetëvrarë ishte “Dëshmitare e Jehovait”. Dëshmitë e bashkëmoshatarëve të viktimës janë hedhur poshtë nga nëna e Joanës.

20 shkurt 2005, vetëvaret në kasollen e bagëtive 13-vjeçarja Eriola Elezi, nga fshati malor i Velçanit në Mokrën e Sipërme në Pogradec. Sipas hetimeve të policisë, vajza nuk kishte asnjë arsye familjare që t’i jepte fund jetës. Ndërsa policia nisi hetimet intensive për zbardhjen e motiveve të kësaj ngjarjeje, kryetari i komunës, Ramazan Rapçe, deklaroi se viktima prej 3 muajsh frekuetonte një shoqatë fetare të njohur si “Dëshmitarët e Jehovait”.

27 prill 2005, vetëvaret 13-vjeçari Viron Dhani. Adoleshenti nga fshati Ndërmënas i rrethit të Fierit u gjet i vetëvarur me citate të broshurave të Jehovait. Sipas familjarëve, prej një viti, Vironi vuante nga epilepsia. Ende deri sot nuk janë saktësuar rrethanat e kësaj vetëvrasjeje, por burime të policisë që shkuan në vendngjarje thanë se adoleshentit iu gjetën në xhep citate të sektit “Dëshmitarët e Jehovait”. Adoleshenti kishte rezultate të mira në shkollë.

1 maj 2005, gjendet e helmuar Athina Nunka, 13-vjeçe, nga fshati Dishnicë i rrethit të Korçës. Ngjarja ndodhi në ditën e Pashkës dhe sipas policisë adoleshentja ishte vetëhelmuar. Por një gjë e tillë nuk u pranua kurrsesi nga prindërit e saj. Sipas të afërmve, prindërit dhe motrat e Athinasë ishin në kishë kur ndodhi ngjarja. Viktima donte të shkonte me ta në kishë, por prindërit i kanë thënë se dikush duhet të qëndronte në shtëpi. Familjarët thanë se kishin gjetur në shtëpi karamele të dyshimta, që sipas tyre duhej t’i kishte sjellë dikush.

21 maj 2005, Alfred Hasa 25-vjeç, gjendet i vetëvarur me litarë në dhomën e tij në lagjen Kombinat të Tiranës. Hasa ishte anëtar i “Dëshmitarëve të Jehovait”. Menjëherë në vendngjarje mbërritën uniformat blu të Komisariatit numër 6 dhe mjekët eksperto-ligjorë, të cilët shënuan në dosjet e tyre rastin tjetër të vetëvrasjeve të sektit të “Dëshmitarëve të Jehovait”. Si shkak i një akti të tillë, mendohet të ketë ndikuar edhe papunësia, pasi Hasa prej 2-muajsh ishte larguar nga puna. Sipas burimeve nga Komisariati numër 6 i kryeqytetit, viktima ishte frekuentues i rregullt i “Dëshmitarëve të Jehovait” dhe kjo ishte bërë e ditur pas marrjes në pyetje të familjarëve të tij, vëllait të vetëm e dy prindërve dhe dërgimit në Prokurori të disa fletushkave fetare, të gjetura te sendet e tij personale. Si shkak i vetvrasjes ka qenë fillimisht mërzia që i ka shkaktuar papunësia dhe ky trishtim është pasuar me “prehjen” që gjendet në botën e përtejme, një nga pasazhet e frekuentuesve të “Dëshmitarëve të Jehovait”.

Fenomeni i vetëvrasjeve në Shqipëri filloi të “lulzonte” kur e mitura 11 vjeçe nga Tirana, me mbiemrin Rajdho, u gjet e varur në shtëpinë e saj. Sipas dëshmive të mbledhura gjatë asaj kohe e mitura ishte frekuentuese e rregullt e sektit Dëshmitarët e Jehovait.

Më pas, në Fier, Esmeralda Cena, me të njëjtën moshë, ishte viktima e dytë e kësaj vale të gjatë. Sipas burimeve nga gazeta “Korrieri” duke cituar deklaratat e policisë, 11-vjeçarja ishte varur në banjën e banesës ku ajo jetonte, me shallin e saj të cilin e kishte kapur tek varesja e peshqirëve.

Në Mokër të Pogradecit, një javë më vonë regjistrohet një tjetër rast dhe sërish e vetëvarura në kasollen e bagëtive u zbulua se ishte anëtare e “Dëshmitarëve të Jehovait”.

13 Shkurt 2005, Silvana Hoxha vdiq pasi refuzoi të merrte gjak për të shpëtuar. Silvana Hoxha, e lindur ne Burrel, ishte Dëshmitare e Jehovait dhe bënte pjesë në këtë mision prej të paktën 9 vjetësh. Ajo nuk i lejoi bluzat e bardha t’i jepnin gjak, edhe pse ishte shumë rëndë. Veshkat i ishin shkatërruar dhe ndodhej në dializë. Sipas të atit të viktimës, ai ishte grindur disa herë me pjesëtarë të sektit, pasi vinin shpesh në spital duke i kërkuar të sëmurës që të refuzonte transfuzion gjaku.

Një vajzë nga Tirana, 24 vjeç, e semurë rëndë dhe e shtruar në spitalin e Tiranës, vdiq rreth dy vjet përpara kësaj ngjarje, duke refuzuar sipas familjes së saj, të shkelë besimin Jehovaj. Pak javë më vonë, në maj të 2002, ajo ndërroi jetë në spitalin ” Nënë Tereza”.

Sipas citimeve të dëshmitarëve të Jehovait në faqen e tyre në internet në gjuhën shqipe, “është gabim që gjaku të hahet”. Këtu, duke u shtruar pyetja: “A është gabim të pranohet transfuzioni i gjakut”, jepet kjo pergjigje: “Mos harro, Jehovai kërkon që të përmbahemi nga gjaku. Kjo do të thotë që në asnjë mënyrë nuk duhet të fusim në trup gjakun e një personi tjetër, madje edhe gjakun tonë që është ruajtur mënjanë.

Dhe së fundmi ngjarja e Kombinatit më 2 korrik 2020. Zhaneta dhe e bija e saj Anisa Josifi u gjetën të pajeta në banesën e tyre, pasi ishin vetëflijuar. Në shtëpinë e tyre u gjetën shënime me përmbajtje fetare. Në spital, vajza e mbijetuar Blerta Josifi, u tha hetuesve: Ju nuk e dini se çfarë sakrificash kemi bërë ne për të fituar ringjalljen. Ato ishin pjesë e një grupimi të quajtur Guard Tower (Kulla e Rojes), pjesë e “Dëshmitarëve të Jehovait”.

Etiketa: Guard Towerlista nga 2003-2020praktikuesit e Jehovaitvetevrasje

Të Lidhura

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË) –

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË) –

nga 27
23:05 | 30/12/2025
0

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave ka vendosur të shpërblejë në masën 15 mijë lekë (të reja) me rastin...

Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –

Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –

nga 27
22:45 | 30/12/2025
0

Armando Broja po gjen formën e duhur te Burnley. Sulmuesi i kombëtares ka dhuruar asist në sfidën ndaj Newcastle, të...

“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte… –

“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte… –

nga 27
22:01 | 30/12/2025
0

Të tjera detaje janë zbuluar nga ngjarja e rënë në Pogradec, ku një vajzë 12-vjeçare është përdhunuar nga një i...

në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje –

në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje –

nga 27
21:41 | 30/12/2025
0

Personi që shihni në foto është 70-vjeçari Rushan Selko, i akuzuari për përdhunimin e 12-vjeçares në Pogradec, e cila ka...

Para
Gjekmarkaj i bashkohet nismës kundër 30 qershorit: Jo votime! Hape burgun Rama!

“Yzyret” akademike të zotit kryeministër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË) –

VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË) –

23:05 | 30/12/2025
Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –

Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –

22:45 | 30/12/2025
“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte… –

“Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte… –

22:01 | 30/12/2025
në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje –

në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje –

21:41 | 30/12/2025
Alma dhe Blerta Bime, kushërirat që punojnë si drejtoresha, njëra djeg shtëpinë e partnerit, tjetra lekët e bashkisë –

Alma dhe Blerta Bime, kushërirat që punojnë si drejtoresha, njëra djeg shtëpinë e partnerit, tjetra lekët e bashkisë –

21:35 | 30/12/2025

Më Të Lexuarat

  • VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË) –
  • Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –
  • “Ndihemi të turpëruar!”, e mitura u përdhunua nga i moshuari dhe mbeti shtatzënë, flasin familjarët e 12-vjeçares: Vajza e ndihmonte… –
  • në pranga një i moshuar për abuzim ndaj një 12-vjeçareje –
  • Alma dhe Blerta Bime, kushërirat që punojnë si drejtoresha, njëra djeg shtëpinë e partnerit, tjetra lekët e bashkisë –
  • Tym dhe erë djegieje alarmojnë fqinjët, gjendet i pajetë një person në Elbasan –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • VKM/ Qeveria vendos 15 mijë lekë shpërblim fundviti për familjet nga shtresat në nevojë (KATEGORITË) –
  • Shkëlqen Broja, dhuron asist në ndeshjen kundër Newscastle, por dëmtohet në fund (VIDEO) –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com