Publikohet dosja/ Bisedat pas vdekjes së nënës, si e zbuloi denoncuesja se Tirja ishte sanitare – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikohet dosja/ Bisedat pas vdekjes së nënës, si e zbuloi denoncuesja se Tirja ishte sanitare

11:26 | 14/01/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Abcnews.al ka siguruar dosjen si u zbulua sanitarja Tire Alldervishi që hiqej si infermiere. Përmes dosjes mësohet se vajza e cila kishte të shtruar në pavijonin 2 nënën e saj të sëmurë me Covid ka kërkuar nga “infermierja” kundrejt pagesës që ti shërbejë nënës së saj.

Ndërkohë duket se biseda me një doktoreshë të pavijonit ku qëndronte 55 vjeçarja e cila i ka pohuar vajzës së viktimës se Tirja nuk ishte infermiere por sanitare, dhe nuk ishte pjesë e pavijonit të saj.

Sanitarja kundrejt pagesës i ka dërguar vajzës foto dhe video të nënës së saj gjatë kohës që ajo ishte e shtruar, dhe hiqej herë pas here sikur ishte pjesë e stafit që i shërbente të ndjerës.

Read more

Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK –

Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Biseda e vajzës me doktoreshën:

Doktoresha: Alo…!

Denoncuesja: Alo, përshëndetje doktoreshë! Ju kërkoj ndjesë për shqetësimin….!

Doktoresha: Po!

Denoncuesja: Jam vajza e Liljanës, nëse më mban mend!

Doktoresha: Po, po patjetër, si je ti?

Denoncuesja: Dua vetëm një informacion, se po e vuaj shumë nga brenda…! Tirja ka qenë infermier, apo sanitare në spitalin tuaj?

Doktoresha: Jo, Tirja nuk është fare në pavjonin tonë, nuk ka lidhje fare me ne si pavion.

Denoncuesja: Po ku punon, në katin e tretë, sanitare apo infermiere?

Doktoresha: Sanitare

Ndërkohë pas marrjes së lajmit se ishte e mashtruar nga një person që hiqej si infermiere, vajza e 55 vjeçares që humbi jetën tek Covid 2 ka marrë sërish në telefon Tire Alldervishaj.

Në këtë komunikim denoncuesja ka kërkuar nga sanitarja që ti kthejë shumën prej 8 mln lekësh që i kishte marrë në këmbin për ti shërbyer nënës së saj e cila humbi jetën 28 ditë pas betejës me Covid.

Biseda mes Tires dhe denoncueses:

Denoncuesja: Tire si je? Ka mundësi të flasim dy minuta?

Sanitare Tirja: Këtu në rrugë?

Denoncuesja: Këtu, se s’kam vend tjetër. Nuk e di, a e ke marrë vesh për mamin tim?

Sanitare Tirja: Po, që ju la…Qoftë e xhenetit, ju pastë lënë uratën!

Denoncuesja: Nga ty jam shumë…

Sanitare Tirja: Unë, sa pata mundësi, sa pata në dorë…

Denoncuesja: Unë jam shumë e zhgënjyer, unë të dola borxhit edhe po të dal. Të thashë: Tire nuk dua asnjë lek nga ça kam dhënë për të tjerët, ti e di shumë mirë shumat, sa janë marrë. Unë kam nevojë për ato lekë tani, se e kam babin në gjendje shumë të rëndë.

Sanitare Tirja: Dëgjo e lejmë një ditë, se jam me nusen e vëllait..!

Denoncuesja: Tani, unë dua vetëm një përgjigje!

Sanitare Tirja: Do flasim dhe unë kam qenë shumë e hallakatme.

Denoncuesja: Tire, unë babin e kam në gjendje shumë të rëndë.

Sanitare Tirja: E di, e di.

Denoncuesja: Unë kam shumë nevojë për ato lekë!

Sanitare Tirja: Nuk ke pse e bën aq të madhe, s’ka lënë jevg e harrixhi… pa më thënë…

Denoncuesja: Unë kam mbledh gjithë infermierët dhe doktorët dhe më kanë thënë nga Tirja s’kemi marrë asnjë…

Sanitare Tirja: Unë të thashë, më thuaj një?

Denoncuesja: Edhe kur ke bërë telefonatën me Titin, kush ishte sanitare, apo nuk e di, kur është bërë telefonata me Titin, ka thënë, që më ka dhënë dy herë nga 5 mijë-10 mijë.

Sanitare Tirja: Ani, pse të jap unë ty 10 mijë lekë, sa ia fute klizmën?

Denoncuesja: Si? O Tire, sa jepja unë për infermierët?

Sanitare Tirja: Pse t’i jap unë 20 mijë lekë?

Denoncuesja: Po ti m’i merrje mua dhe unë t’i jepja ty. Po ti më thoshe mua: nuk i dua ato lekë, se nuk i ka bërë.

Sanitare Tirja: Po a më the ti mua të shikoje, kush e bën punën?

Denoncuesja: Po pra, shikoje kush e bën punën, po ti s’më ke thënë ndonjëherë mua: “Merre këtë 10 mijë lekshin se i dhashë 10 mijë lekë”!

Sanitare Tirja: Jo nuk ta kam thënë, kjo është e vërtetë, po ne s’mbaruam punë bashkë.

Denoncuesja: Nuk po llogaris lekët, që kam dhënë për infermierët, që kanë qenë lekë pa fund. Më ka shkuar dhe 250 mijë dita, që ti e di shumë mirë.

Sanitare Tirja: O Ani, po ti e di, pse nuk e more me e ballafaquar, vetëm të nxirrje të vërtetën si është? …

Denoncuesja: Të ballafaqoj unë, po n.q.s të ballafaqoj me infermierë, që s’kanë marrë lekë, ça do bësh? Ok, do e ballafaqojmë edhe këtë pjesë, unë jam gati, që sot me e ballafaquar edhe këtë pjesë.

Sanitare Tirja: Po unë prandaj të thashë të merremi vesh si njerëz ..!

Denoncuesja: Unë që sot jam gati të ballafaqohemi me këdo!

Sanitare Tirja: Mua s’më erdhi mirë, se e kishte marrë vesh gjithë Sanatoriumi. Të thashë: hajde flasim si njerëz…!

Denoncuesja: Tire! Para jetës së mamit, që sot kalbet në dhe, mua më ikën shumat e lekëve…

Sanitare Tirja: Me Bonën, çfarë është ai tjetri, me Mirelin, s’ishin këta çunat pyeti një për një…

Denoncuesja: Ok! Unë do e ballafaqoj. Jam shumë gati, që ta ballafaqoj me të gjithë, se unë i ula të gjithë edhe Bona edhe të gjithë më kanë thënë, që nuk kemi marrë lekë…

Sanitare Tirja: Sinqerisht e ke…?!

Denoncuesja: Sinqerisht e kam dhe jam e sigurtë për këtë pjesë. Tire! Mami im po kalbet ne dhe sot. Babi është drejt asaj rruge. Unë jam vetëm me dy fëmijë të vegjël, kam dy muaj, që nuk i shoh fëmijët me sy…të dola borxhit, o Tire edhe të thashë po të fal.

Sanitare Tirja: Është e vërtetë. Unë këtë desha, të bisedonim bashkë me qetësi…

Denoncuesja: Megjithatë, unë dua, që të më thuash, se kur do të m’i japësh lekët? Pak nga pak, si do m’i japësh të paktën pjesën, që me ke marrë mua?

Sanitare Tirja: Do ta gjejmë zgjidhjen…

Denoncuesja: Unë pres përgjigje nga ty

Sanitare Tirja: Do flasim prapë!

Denoncuesja: Në rregull!

Ndërkohë këtë të enjte gjykata ka vendosur masën e sigurisë arrest me burg për sanitaren mashtruese. /abcnews.al

AktualitetCovid 2Den
Etiketa: infermierjasanitarja Tire Alldervishivajza e 55 vjeçares që humbi jetën tek Covid 2

Të Lidhura

Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK –

Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK –

nga 27
09:59 | 18/12/2025
0

Prishja e prova, intimidimi i dëshmitarëve dhe vazhdimi i përsëritjes së veprës penale gjatë qëndrimit në detyrën e ministres, janë...

Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –

Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –

nga 27
09:47 | 18/12/2025
0

Një aksident rrugor ka ndodhur në segmentin Fier–Grecalli, ku një automjet është përplasur me një motomjet. Si pasojë e përplasjes,...

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

nga 27
09:29 | 18/12/2025
0

Një demonstratë e madhe nga fermerët është planifikuar sot në qendër të Brukselit, kundër politikës bujqësore të ndjekur nga Bashkimi...

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

nga 27
09:09 | 18/12/2025
0

Një 30-vjeçar është dorëzuar sot pranë autoriteteve në Kalamata, lidhur me vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Finikounda në fillim...

Para
Gentian Alimadhi, shqiptari që synon të bëhet kryebashkiak i Parmës

Shqiptarët dhe lufta me gjykatat europiane. Edhe sa duhet të vuajnë shqiptarët si pasojë e paaftësisë së shtetit të tyre?

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK –

Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK –

09:59 | 18/12/2025
Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –

Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –

09:47 | 18/12/2025
Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –

09:29 | 18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari

09:09 | 18/12/2025
Belinda Balluku kundërshton pezullimin, shorti përcakton gjyqtaren –

Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –

08:47 | 18/12/2025

Më Të Lexuarat

  • Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK –
  • Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –
  • Pas Francës, fermerët protestojnë edhe në Belgjikë, 150 traktorë “pushtojnë” rrugët e Brukselit –
  • Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet në polici 30-vjeçari
  • Kërkon heqjen e masave të sigurisë, sot mbahet seanca në Apelin e GJKKO-së për Ballukun –
  • Mbyllja e TikTok-ut nga Rama nuk ndikoi në minimizimin e dhunës në shkolla –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Kush është Mirzeta Kashnica, vartësja që Balluku ka kërcënuar gjatë hetimeve nga SPAK –
  • Aksident në Fier! Makina përplaset me motorin, një i plagosur –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com