Ministria e Arsimit ka publikuar mbrëmjen e djeshme, vetëm pak orë pas provimit përgjigjet e testit të Matematikës.
Sipas ministrisë testi i publikuar është vetëm njëri nga variantet e zhvilluara në provimin e Matematikës për Maturën Shtetërore 2020, pasi të gjitha variantet kanë pyetje të njëjta, por renditja e tyre ndryshon.
Kliko këtu: Përgjigjet e testit
Më tej shtohet se në variantin e dhënë më poshtë alternativat e sakta janë të theksuara me ngjyrë të zezë. Provimin e Matematikës e kanë zhvilluar mbi 32 mijë maturantë, të cilët u shprehën se testi ishte mesatar.
Pas provimit maturantët zhvilluan sërish një protestë për tezën e Gjuhës Shqipe, pasi nuk ishin dakord me cilësinë e pyetjeve.