Publikimi i pagave të qytetarëve, Alibeaj kërkon dorëheqjen e kryeministrit: Skemë për blerjen e zgjedhjeve – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Publikimi i pagave të qytetarëve, Alibeaj kërkon dorëheqjen e kryeministrit: Skemë për blerjen e zgjedhjeve

13:43 | 22/12/2021
në Kryesore, Shqiperi
0

Partia Demoktatike ka bër një ragim ku ka dënuar skandalin e sotëm të publikimit të listës së Tatimeve ku pasqyrohen të dhëna mjaft sensitive për qytetarët, siç janë numri i identifikimit dhe paga bruto.

Përmes një deklarate për shtyp nënkryetari i PD-së Enkelejd Alibeaj ka kërkuar dorëheqjen e kryeministrit,  pasi sipas tij publikimi i pagave të mbi 630 mijë qytetarëve është pjesë e skemës së patronazhimit për blerjen e zgjedhjeve.

Alibeaj tha se Rama ka nxjerrë në pazar pagat e 630 mijë qytetarëve, ndërsa e ka cilësuar kryeministrin si frymëzues të skemës së patronazhimit.

Read more

Çmimi deri 50% më lirë, shqiptarët kalojnë kufirin për t‘u furnizuar në vendet fqinje –

Të hetohet drejtoresha e Tatimeve, për transferime të dyshimta dhe leje ndërtimi në shkelje të ligjit –

Drejtoresha e Tatimeve, Erilinda Lala transferime të dyshimta dhe leje ndërtimi në shkelje të ligjit –

Po priste dru zjarri në terren malor dhe rrëshqiti aksidentalisht, humb jetën 69-vjeçari (Emri) –

Deklarata e Alibejat:

Sot, ne të gjithë jemi ndodhur përballë një skandali të përmasave të jashtëzakonshme. Qeveria e Edi Ramës ka nxjerrë në pazar pagat e mbi 630 mijë qytetarëve, shtetas shqiptarë dhe të huaj që punojnë në Shqipëri. Të dhënat personale dhe sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve gjenden sot të publikuara në rrjetet sociale dhe në duart e çdokujt që përdor aplikacionin e whatsapp-it.

Qeveria e Edi Ramës ka dështuar plotësisht të mbrojë të dhënat personale dhe sensitive për pagat, numrin personal të identifikimit, vendin e punës të mbi 630 mijë qytetarëve. Partia Demokratike beson se publikimi i të dhënave për pagat e mbi 630 mijë qytetarëve  është pjesë e të njëjtës skemë patronazhimit të përdorur nga Partia Socialiste për blerjen e zgjedhjeve. Të gjithë e dimë, se pak javë para zgjedhjeve, të dhënat personale të më shumë se 900 mijë qytetarëve, të cilat disponohen vetëm nga qeveria, u keqpërdorën nga kreu i qeverisë Edi Rama për të blerë mandatin e tij të tretë.

Për ne, nuk ka asnjë dyshim se lista e publikuar sot, që i përket pagave të marra të mbi 630 mijë qytetarëve në janar 2021, pak javë para zgjedhjeve, është pjesë e strategjisë së partisë-shtet për përdorimin e informacioneve sensitive për qëllime elektorale. Sot paga dhe të dhënat sensitive të mbi 630 mijë qytetarëve janë në Pazar për shkak të një shteti të rënë në duart e militantëve partiakë, që Edi Rama i përdor për pushtetin e tij personal.

Sot çdo qytetar i Republikës së Shqipërisë duhet t’i kërkojë Edi Ramës të japë dorëheqjen. Të dhënat e tyre personale, paga e tyre ka rënë në duart e keqbërësve dhe për këtë përgjegjës është vetëm Edi Rama me etjen e pangopur për pushtet. Edi Rama duhet të mbajë përgjegjësi për këtë skandal të përmasave të jashtëzakonshme! Si mbrojtësi dhe frymëzuesi kryesor i skemës së paligjshme të patronazhimit për blerjen e pushtetit, qeveria e tij ka ekspozuar ndaj kujtdo të dhënat e qytetarëve, përfshi pagën dhe vendin e tyre të punës.

Edi Rama sot duhet të japë Dorëheqjen! Drejtësia duhet të veprojë sa nuk është vonë! Një pushtet I vjedhur duke keqpërdorur  shtetin nuk duhet dhe nuk mund të mbahet dot gjatë në këmbë!

Etiketa: nënkryetari i PD-së Enkelejd AlibeajPublikimi i pagave të qytetarëve

Të Lidhura

Qytetarët janë më të rëndësishëm –

Çmimi deri 50% më lirë, shqiptarët kalojnë kufirin për t‘u furnizuar në vendet fqinje –

nga 27
12:44 | 25/03/2026
0

Shumë drejtues mjetesh nga Shqipëria po zgjedhin të furnizohen me naftë në Maqedoninë e Veriut, për shkak të çmimeve më...

Drejtoresha e Tatimeve, Erilinda Lala transferime të dyshimta dhe leje ndërtimi në shkelje të ligjit –

Të hetohet drejtoresha e Tatimeve, për transferime të dyshimta dhe leje ndërtimi në shkelje të ligjit –

nga 27
12:02 | 25/03/2026
0

Partia Demokratike ka bërë një denoncim lidhur me Drejtoreshën e Tatimeve Tiranë, Erilinda Lala. Zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli thotë...

12:00 | 25/03/2026
0

Partia Demokratike ka bërë një denoncim lidhur me Drejtoreshën e Tatimeve Tiranë, Erilinda Lala. Zëdhënësja e Antikorrupsionit, Genta Vangjeli thotë...

Aksident në Cërrik–Belsh, automjeti godet këmbësoren tek vijat e bardha –

Po priste dru zjarri në terren malor dhe rrëshqiti aksidentalisht, humb jetën 69-vjeçari (Emri) –

nga 27
11:18 | 25/03/2026
0

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Dibër, ku një 65-vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar në një zonë...

Para
Presidenti Meta dekreton 3 Gjyqtarët për Gjykatën e Lartë

Publikimi i rrogave të qytetarëve, reagon Meta: Akt kriminal që rrezikon paqen sociale!

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Qytetarët janë më të rëndësishëm –

Çmimi deri 50% më lirë, shqiptarët kalojnë kufirin për t‘u furnizuar në vendet fqinje –

12:44 | 25/03/2026
Drejtoresha e Tatimeve, Erilinda Lala transferime të dyshimta dhe leje ndërtimi në shkelje të ligjit –

Të hetohet drejtoresha e Tatimeve, për transferime të dyshimta dhe leje ndërtimi në shkelje të ligjit –

12:02 | 25/03/2026
Drejtoresha e Tatimeve, Erilinda Lala transferime të dyshimta dhe leje ndërtimi në shkelje të ligjit –

Drejtoresha e Tatimeve, Erilinda Lala transferime të dyshimta dhe leje ndërtimi në shkelje të ligjit –

12:00 | 25/03/2026
Aksident në Cërrik–Belsh, automjeti godet këmbësoren tek vijat e bardha –

Po priste dru zjarri në terren malor dhe rrëshqiti aksidentalisht, humb jetën 69-vjeçari (Emri) –

11:18 | 25/03/2026
Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë! –

Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë! –

11:12 | 25/03/2026

Më Të Lexuarat

  • Çmimi deri 50% më lirë, shqiptarët kalojnë kufirin për t‘u furnizuar në vendet fqinje –
  • Të hetohet drejtoresha e Tatimeve, për transferime të dyshimta dhe leje ndërtimi në shkelje të ligjit –
  • Drejtoresha e Tatimeve, Erilinda Lala transferime të dyshimta dhe leje ndërtimi në shkelje të ligjit –
  • Po priste dru zjarri në terren malor dhe rrëshqiti aksidentalisht, humb jetën 69-vjeçari (Emri) –
  • Koka në Washington dhe trupi në Berlin, të vranë Mamicë, të grinë! –
  • Përplasja e Ramës me drejtësinë për Ballukun po shkatërron iluzionet mbi demokracinë në Shqipëri –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Çmimi deri 50% më lirë, shqiptarët kalojnë kufirin për t‘u furnizuar në vendet fqinje –
  • Të hetohet drejtoresha e Tatimeve, për transferime të dyshimta dhe leje ndërtimi në shkelje të ligjit –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com