PSG fitoi 2-0 me Angers për javën e 18-të në Ligue I. Kampionati francez rikthehet për herë të parë pas më shumë se dy muajve, teksa PSG shkëputet me gjashtë pikë në krye.
Ndeshja u vendos qysh në pjesën e parë me golin e Ekitike pas asistit të Mukiele në minutën e 5-të.
Edhe në 45 minutat e dyta PSG dominoi ndeshjen, ndërsa te goli do shkonte edhe Lionel Messi.
Në minutën e 72 të ndeshjes, Lionel Messi do shënonte golin e qetësisë me një prekje magjike pas asistit të Mukiele. I riu asiston dy herë në këtë duel, me PSG që mban kreun e Ligue I me 47 pikë.
Në vendin e dytë Lens me 41 pikë. Në fillim të ndeshjes Messi me shokë nderuan legjendën Pele me një fanellë me portretin e tij.