Nga Raimonda Shundi
Shqipëria ka mbetur në kurthin e rrotullimit në vend, rreth lëngatave të saj që duken si endemike, mitologjike, ëndërimtare, patollogjike. Të vraftë reja, Të huptë fara, Të shitoftë zana, Të raftë damllaja, tu thafshin durët, u bëfsh misër dhe të hëngshin pulat, Ti do vrarë me bukë në gojë, mos u gdhifsh, mos e pafsh një dit të bardhë, mos pafsh hajër, mos u bofsh, t’hëngërt mortja, t’hëngërt kolera, , t’kopt zemra, vdeksh ishallah. Janë vetëm disa nga mallkimet që shqiptarët i përdorin kur ndodhen përballë një situate armiqësore pa zgjidhje. Në cdo fillim Prilli, na shfaqen “Plakat e Marsit”, ose sic edhe na ka ardhur deri në ditët tona e njohur si hakmarja e natyrës ndaj plakave fodulle. Si came që jam, nga babai im Paramithiot, më kujtohet një shprehje që se fiksova kurrë në gjuhën greke të vjetër, e cila më tingëllonte si një gurgullimë e ëmbël fjalësh të pakuptimta nw vjershën e zonës së tij. Pas kwsaj kuptoja se kish nisur i ftohti acartë.
Shumë bestytëni apo mallkime tingëllojnë kaq normale saqë ne nuk na duken si mallkime, thjesht na janë shfaqur si një valvul shkarkimi ndaj kundërshtarit. Madje, një nga zonat më të lakmuara, si për vendasit, ashtu edhe të huajt, ka një emër mallkimi besëtyd, “Bjeshkët e namuna”. Sa shumë magji dhe mahni ka ky emërtim. Shumë autor vendas, kanë patur si muzë frymëzimi mallkimin duke hulumtuar artistikish pse-në e atij togëfjalëshi, rrjedhimisht duke e mistifikuar edhe më. Por ka edhe nga ato mallkime të cilat i hasim shpesh, që burimin e kanë nga frikërat e sëmundjeve misterioze duke përshpejtuar fundin e ciklit tonë jetik. Mallkimet janë përdorur dhe vijojnë ende si përgjigje e shpirtrave të lënduar ndaj padrejtësive, por edhe si një formë biblike, kujtese nga ku e keqja do të kthehet si boomerang ndaj të padrejtit. Ku ka padrejtësi, ka edhe mallkim apo bestytëni. Është një paralajmërim i karmës personale.
U lakua cuditshëm mallkimi që arkeologu dhe politikani i njohur Neritan Ceka, bëri për ata që do të shkonin në votimet e rradhës. “ Ju thaftë dora kush voton!”. Kështu nëmi ai. Arkeologu i lidhur ngushtazi me të shkuarën, përdori edhe këtë gur, ndjeshmërinë njërëzore frustuar nga ky sistem politik. Është fenomeni me skandaloz që po vulos fatin e të gjithë shqiptarëve mbi ecurinë e politikave dominuese vendase. Kur nuk ka më vend shpresa mbi të shtypurin apo padrejtwsinw, mbetet nëmja, mallkimi, besëtytënia. Besëtytnia te artistët është një mbeturinë interesante në këtë shekullin tonë shkencor. Por edhe vetë shkenca nuk është aspak e zhveshur nga bestytnia sa cthonë. Atje ku dija është e pamjaftueshme, ajo krijon një farë besimi, dhe ky besim është gjithmonë besëtyt- precizon Breht. Kur mungesa e informacionit bashkohet me nëpëkëmbjen, absurdin, padrejtësinë, sistemin e korruptuar, institucione të kapura nga politka. Pra, kur të gjitha hallkat institucionale janë të centralizuara vetëm nga një person, ose një grup i vogël përfituesish të pa skrupullt, krijohet një vorbull rreziku dhe alarmi për të gjithë ne, si të nëpërkëmburit, ashtu edhe nëpërkëmbësit. Rrezik të cilin e paguajmë të gjithë. Është vetëm cëshjte kohe dhe civilizimi. E kur nuk ka shpresë, mbetet mallkimi, nëmia. Artistët si një nga kategoritë më të goditura të kësaj shoqërie, po nëpërkëmbet deri në pikën ku vetizolimi ka mbetur e vetmja zgjidhje.
Një vision të qartë ka edhe Prec Zogaj, shkrues dhe njohës i mirë i historisë së politikës post- komuniste. Ai thekson në një nga shkrimet analitike të tij për 3 mallkimet e tranzicionit shqiptar. “Nuk e dinim atëbotë se balta do t’i ngjitej si mallkim tranzicionit të gjatë të Shqipërisë, kur të gjithë do të turreshin për të bërë pis njëri tjetrin me baltën gratis. Mallkimi i baltës u ngrit kundër lirive që duhej të çlironte demokracia. Dhjetëra dhe qindra intelektualë të shquar apo të njohur u tërhoqën në vetminë e tyre, shumë të tjerë morën arratinë, me kalimin e viteve injoranca mori frenat kudo. Dëmet e mallkimit të baltës nuk janë llogaritur akoma me laps në dorë. Nëse do të llogariten, do të dalë se kanë qenë e janë jashtëzakonisht të mëdha. Thotë Zogaj
Qarkullojnë riciklueshëm të njejtat mallkime, fjalë, të njejtat situata, e njëjta gjuhë e ashpër, e varfër, vulgare, e rëndomtë, e cekët, gjuhë parullash militante; të njëjtat mosmarrëveshje për tema të cilat nuk e përligjin mosmarrëveshjen, të njëjtat dilema në shqyrtim që tunden e shkunden identikisht, të njëjtat trajtesa, të njëjtat tone, të njëjtat klithma e grimasa, të njejtat sfida, tashmë edhe më agresive. Në vështrimin tim, metaforikisht, janë tri mallkime që e kanë ndjekur e mbajtur pas Shqipërinë përgjatë tranzionit. Balta e hedhur, simulimi i pluralizmit dhe pandëshkueshmëria – thotë Zogaj.
Pse vijojmë ende të mallkojmë?! Edhe pas më shumë se 30 vite demokraci, edhe pasi vendi ynë po pretendon të europianizohet, ne vijojmë të kemi si rrugë- ndëshkimi mallkimin, nëmjen. Tërheqjen e vëmendjes se edhe ti nesër do jesh kështu, ndaj kujdes, nuk mund të funksionojë. Ndjeshmëria personale është e vetmja armë që ka mbetur të përdoret në momentet tona të zemërimit, pasi tek askush tjetër nuk ka më bësim e shpresë. Nga askush nuk pritet të të kuptojë situatën e ngërcit që ka përfshirë hapësirën tënde. Askush dhe askund nuk bën që prioritet të jesh ti , ti, vetëm dhe vetëm ti. Lehtësimi i ngarkesës tënde është bërë vetëm një imazh ëndërimtar, megjithë propagandën që nuk lodhet kurrë duke të bombarduar se të gjitha janë për ty, pra për ne. Banka që flasin “gjuhën tënde”, sheshe që përcudnohen e dekorohen me paratë dhe në emër të mirëqënies tënde. Spitale, shkolla, politika sociale, politika kulturore,burokracira që janë vetëm për ty, mua, ata, ato. Dhe, kur ti ndodhesh në gjithë këtë përrallë ngjyrash ylberike të servirur nga lugetët e pandjeshëm, ti prek realitetin e thatë e të egër. E pas kësaj, të mbetet vetëm ai, mallkimi. “Mos i bëj tjetrit atë që nuk do doje të ta bënin ty!” Është një nga shprehjet e shenjta ku cdo kush e përdor jo si mallkim, por rreflektim. Eja të rreflektojmë të gjithë, pasi mallkimi nuk është akt veprimi, por pritjeje. Mallkimi është arma e të dobëtit. Ndaj, ejani të reflektojmë duke vepruar për zgjidhje konkrete, sepse edhe nëse besojmë dhe shpresojmë se kjo zgjidhje vjen nga mallkimi ynë, ata nuk i zë ky urim-mallkimi, pasi ata janë pjesë e djallit, jo zotit. Është koha për të vepruar të bekuar, e jo pritur e mallkuar.