Pse u rrëzua euro? Kursi me Lekun bie papritur, prek rekord të ri historik në 116.57 lekë – 27.al
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result
27.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Pse u rrëzua euro? Kursi me Lekun bie papritur, prek rekord të ri historik në 116.57 lekë

16:01 | 15/09/2022
në Uncategorized
0

Kursi i këmbimit euro-lek pësoi një rënie të fortë ditën e enjte dhe preku një minimum të ri historik.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye sot me 116.57, në rënie me 0.77 lekë krahasuar me ditën e djeshme. Vlera e shënuar sot është lehtësisht më e ulët se niveli prej 116.6 lekësh, që ishte shënuar në fund të muajit korrik. Euro kishte shfaqur tendencë rënëse graduale prej një jave, por sot rënia është shpejtuar veçanërisht ditën e sotme. Agjentët e këmbimit valutor shprehen se një rënie në këto përmasa është e papritur dhe mund të shpjegohet kryesisht me transaksione të shitjes në vlera të mëdha nga aktorë të caktuar.

Pasi kishte prekur nivelet minimale historike në muajin korrik, në vijim kursi i euros shënoi një korrektim në rritje. Gjatë muajit gusht, rritja u ndikua sidomos nga kërkesa e Korporatës Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) për valutë me qëllim pagesën e importeve të energjisë elektrike. Gradualisht, edhe zbehja e efektit sezonal të lidhur me turizmin bëri që në fillim të shtatorit euro të rritej deri në nivelin e 117.8 lekëve. Por, në ditët e fundit, kursi i euros po shënon një rënie të re, që aktorët e tregut e kanë të vështirë ta shpjegojnë plotësisht.

Read more

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

Sipas agjentëve, rënia e kursit është përcaktuar sidomos nga njëra prej bankave tregtare, që realizon edhe volumet më të mëdha të këmbimeve në tregun valutor. Zakonisht këto luhatje vijnë nga operacione të mëdha që kryhen për llogari të klientëve. Në këtë rast, supozohet se ka pasur shitje në vlera të mëdha të euros nga subjekte të veçanta. Për të dhënë një efekt të tillë, besohet se shuma e shitur duhet të ketë qenë mjaft e madhe, sipër nivelit të pesë milionë eurove.

Burimet nga tregu bëjnë të ditur se deri në mesditë as Banka e Shqipërisë nuk ka pasur një informacion pse ka ndodhur një rënie e tillë. Sidoqoftë, bankat i raportojnë këmbimet valutore në bankën qendrore në fund të ditës dhe shumë shpejt, të paktën për Bankën e Shqipërisë, do të qartësohet volumi i këmbimeve që ka sjellë zhvlerësimin e euros. Ekspertët përjashtojnë që rënia të lidhet me sjellje spekulative nga aktorë të veçantë të tregut, sepse sjellje të tilla nuk lejohen nga Banka e Shqipërisë.

Rënia e fortë e euros duket se e ka suprizuar edhe tregu. Siç ndodh gjithmonë kur kursi ka lëvizje të fortë ditore në njërin kah, agjentët e këmbimit valutor kanë rritur ndjeshëm spread-in ose diferencën mes kursit në blerje dhe atij në shitje. Në të kaluarën momentet e panikut në treg janë zgjidhur menjëherë pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, nëpërmjet operacioneve të shitjes ose blerjes së valutës me bankat tregtare.

Hera e fundit që tregu valutor kaloi një moment të tillë ishte në muajin mars, por në atë rast në kahun e kundërt, kur euro u mbiçmua me afërsisht 5% në harkun e pak ditëve. Sipas agjentëve të tregut, në atë rast paniku erdhi për shkak të blerjeve të mëdha dhe të përqendruara në pak ditë nga KESH. Pas ndërhyrjes së Bankës së Shqipërisë, tregu u qetësua shpejt dhe u kthye gradualisht në nivelet e mëparshme.

Ndërkohë, leku u forcua ndjeshëm sot kundrejt të gjitha valutave të tjera kryesore. Dollari amerikan, pas një forcimi të ndjeshëm ditën e mërkurë, të enjten zbriti sërish në nivelin e 116.53 lekëve. Kursi i valutave të tjera kundrejt lekut reflekton ecurinë e tyre kundrejt euros dhe në dy javët e fundit monedha europiane ka rifituar ndjeshëm terren në tregjet ndërkombëtare. Faktori kryesor ka qenë rritja agresive e normës bazë të interesit nga Banka Qendrore Europiane me 0.75 pikë përqindje, në përpjekje për të reaguar ndaj nivele shumë të larta të inflacionit./Monitor.al/

Etiketa: euroKursilek

Të Lidhura

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

nga 27
08:22 | 16/05/2026
0

Ditën e sotme, më 16 maj 2026 dollari amerikan në blerje do të këmbehet me 81.5 lekë, në shitje me...

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

nga 27
08:00 | 16/05/2026
0

Shqipëria mbetet ndër vendet me nivelin më të ulët të mbrojtjes dhe përfaqësimit të punonjësve në Europë, sipas raportit “European...

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

nga 27
07:48 | 16/05/2026
0

Këshilli Ndërfetar të Shqipërisë organizoi simpoziumin me temë “Së Bashku për Familjen: Dialog Ndërfetar dhe Institucional”, në kuadër të Ditës...

Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

nga 27
07:36 | 16/05/2026
0

DashiImpulsiviteti juaj vazhdon të jetë pika më e ndjeshme dhe shpesh ju shtyn të reagoni menjëherë pa menduar gjatë. Edhe...

Para
Dikur pjesë e videoklipit të Alban Skënderaj, Elena Pici zbulon pse hoqi dorë nga posti në administratë

Dikur pjesë e videoklipit të Alban Skënderaj, Elena Pici zbulon pse hoqi dorë nga posti në administratë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

 

                  Shkarkoni aplikacionin në celularin tuaj.

Të Fundit

Këmbimi valutor 2 Gusht 2023

Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

08:22 | 16/05/2026
Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

08:00 | 16/05/2026
Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –

07:48 | 16/05/2026
Horoskopi për ditën e sotme, 5 Janar 2025 –

Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –

07:36 | 16/05/2026
Shi dhe dëborë në mbarë vendin, për sot parashikohen reshje dhe mjegull –

Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –

07:32 | 16/05/2026

Më Të Lexuarat

  • Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja
  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –
  • Ajo mbetet institucioni themelor mbi të cilin ndërtohet shoqëria –
  • Horoskopi për ditën e sotme, 16 Maj 2026 –
  • Parashikimi i motit për sot, 16 Maj 2026 –
  • Aston Villa gjunjëzon Liverpool dhe siguron pjesëmarrjen në Champions League –

© Copyright 27.al © 2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara

RRETH NESH

  • TV27
  • VIDEO
  • VEÇ E JONA
  • FOTO DITE

Kategorite Kryesore

SHQIPËRI

OPINION

KOSOVE – RAJONI

GOSSIP

ART KULTURE

SPORT

BOTA

EDITORI

  • Këmbimi valutor 16 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja
  • Shqipëria rezulton me nivelin më të ulët të sigurisë në punë në Europë –

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Shqiperi
  • Opinion
  • Kosove Rajon
  • Gossip
  • Art Kulture
  • Sport
  • Bota

© 2025 27.al Dev by Techzero1.com